Lifestyle

Si të dukeni e mahnitshme në një ‘t-shirt’ të thjeshtë të bardhë! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 08 August 2017

Maicet e bardha të thjeshta janë një magji në vete! Kjo është një pjesë e veshjes që mund ta përshtatni me gjithçka, mund të kombinoni lirshëm në raste kur nuk keni kohë për shumë manovrim, dhe mbi të gjitha qëndron shumë modern dhe me stil.

Këto mund të kombinohen lehtë me çdo stil, por edhe paraqesin një mundësi për raste të ngutshme kur nuk keni kohë. Ja disa kombinime që mund të bëni me një t-shirt të bardhë dhe kombinimet e mundshme.

Një t-shirt i bardhë mund të kombinohet aq mirë me një palë xhinse të grisura dhe një xhaketë të bardhë. Është e mahnitshme për raste kazuale, në zyrë por edhe ndonjë takim në mbrëmje. Mund të shtoni kombinimin edhe me aksesorë të njejtë. Diçka minimaliste!

-Advertisement-

Një t-shirt i bardhë shkon shumë mirë edhe me një palë shorce apo pantallona të shkurta me detaje apo printe interesante dhe një kapelë panama – vera është e jona!

Një t-shirt i bardhë mund të duket mbresëlënëse me një fund lëkure apo me ngjyra. Me të vërtetë është një kombinim që e pëlqejmë të gjithë!

Lexoni edhe këtë: Njihuni me 10 gratë më të bukura në historinë e Shqipërisë në 100 vite [Foto]

Aktualisht është shumë i popullarizuar kombinimi me një t-shirt të bardhë dhe fustan i gjatë me shirita të hollë. Kjo veshje duket shumë urbane dhe ‘cool’ dhe ne me shumë ëndje kemi dëshirë për ta kpojuar stilin e tillë.

Ne pamë se një maicë e bardhë sa mirë mund të kombinohet me një palë xhinse, andaj edhe e kombinojmë përmes shorceve me material xhinsi. Pamje finale mund të japë edhe një sako apo xhaketë me vija. Përveç kësaj, këtu mund të luani edhe me aksesorë të dukshëm, por mos e teproni edhe aq shumë!

Ne pëlqejmë aq shumë kombinimin bardhë e zi, andaj edhe maicën e bardhë e kombinojmë shpesh me pantallona të zeza të thjeshta. Nëse ju duket veshja shumë e thjeshtë, atëherë mund të eksperimentoni paksa me aksesorë. Sandalet me nuancë të kuqe janë të mahnitshme dhe i përshtaten këtij lloj kombinimi!

Gjithashtu, në vend të pantallonave të zeza, ju mund të kombinoni edhe një fund të zi të thjeshtë, që aktualisht janë shumë të popullarizuar modeli me gjatësi mesatare. Bëhuni klasike, ndonjëherë jeni shumë më “IN” se asnjëherë tjetër!/femra/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera