Lifestyle

Si të bëheni më e mira që ndonjëherë i ka pasur në shtrat

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 16 May 2017

Annabelle Knight, prezantues dhe ekspert i seksit dhe i lidhjeve ju jep këshilla si të arrini sukses në këtë drejtim.

Nëse dëshironi që t’i bëheni partnerja më e mirë seksuale, duhet t’i dini këto gjëra:

Seksi i mirë fillon jashtë dhomës së gjumit
Luani lojën tjetër, dërgoni porosi “eksituese” derisa është në punë, priteni me një darkë romantike apo bëni një masazh me vaj aromatik, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Jini e gatshme për eksperimentime
Lidhjani sytë partnerit tuaj dhe nxirrni nga frigoriferi akull, dhe luani me zonat e tij erogjene. Bëhuni imagjinuese.

Lyeni duart
Nëse dëshironi të “luani” me penisin e tij, lyejeni dorën me lubrifikant dhe do t’i ofroni një përvojë krejtësisht të re. Derisa jeni duke “luajtur”, mbështilleni me shuplakë dore,sepse nëse e keni me lubrifikant nuk do të ndiejë dhembje.

Mos harroni pjesën midis testiseve dhe anusit
Pjesa midis testiseve dhe anusit ka një numër të madh nervash, andaj është shumë e ndjeshme në prekje. Shtrëngojeni butësisht atë pjesë me maje gishtash dhe lehtësisht bëni masazh. Përcillni reagimet e tij dhe përshtatjani shtypjen dhe shpejtësinë sipas reagimeve të tij.

Mbani kontaktin me sy
Kur e shikoni dikë drejt në sy disa sekonda, krijohet ndjenjë intime dhe intensive, posaçërisht nëse fytyrat ju janë afër vetëm disa centimetra.

Ndërmerrni kontrollin
Qëndroni sipër dhe vendosni se si do të zhvillohen gjërat. Lidhjani duart me një pëlhurë të butë sateni në vend të kllapave, sepse pëlhura e butë është shumë më komode apo imagjinoni ndonjë mënyrë tjetër që ta mbani nën kontroll.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera