Si ta shpëtoni veturën tuaj nga temperaturat e acarta
Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 11 January 2019
Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve për shkak të rrymave polare që kanë mbërthyer vendin tonë, ndikojnë edhe në veturën tuaj duke iu shkaktuar probleme.
Kur dilni nga shtëpia herët në mëngjes, ekziston mundësia që vetura të mos ju ndizet, të ketë ngrirë apo edhe të mos ju hapen dyert për shkak të shtresës së akullt. Për të shmangur të gjitha këto, ju sjellim disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë.
Kontrolloni baterinë nëse ka fuqinë e duhur. Temperaturat e ulëta kanë ndikim negativ tek bateritë, kështu që bëni mirë ta kontrolloni dhe ta zëvendësoni nëse është e nevojshme, transmeton rtk.
Mos harroni gjithashtu që ujin e makinës ta keni të përzier 50% me solucion anti-ngrirje. Mungesa e saj bën që uji në motor të ngrijë duke iu shkaktuar dëme të mëdha. Kontrolloni edhe lëngjet e tjera të automjetit, siç janë faji i frenave dhe vaji i sistemit hidraulik të timonit.
Kontrolloni dritat e veturës tuaj dhe pastroni fenerët për një shikim sa më optimal.
Spërkasni me solucion gominat e dyerve. Në temperatura të ulëta, gominat kanë tendencë të ngjiten me njëra-tjetrën duke mos lejuar në këtë mënyrë që ju të hapni derën. Po kështu, spërkasni me solucion edhe dorezat e dyerve për të mos ngrirë në këto ditë të acarta.
Një tjetër këshillë e ekspertëve është që makina të qëndrojë e mbyllur në garazh kur temperaturat janë disa gradë nën zero.
E rëndësishme është që të mos lini brenda makinës rroba apo sende të tjera të lagura, pasi gjatë natës uji do të kondesohet në dritaret e automjetit tuaj.
Dhe së fundmi, por jo për nga rëndësia, mos harroni që të mbani në bagazh gjithmonë kutinë me mjetet e emergjencës dhe të vendosni goma dimërore.
Të tjera
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...
-
Festë me tupana në Tetovë, Fronti Evropian shpall fitoren
Rezultatet e para në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut flasin pë...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Dalin rezultatet në Tetovë
Në komunën e Tetovës deri më tani janë numëruar 61.620 vota nga gjithësej 86....
-
Ky është rasti për të cilin u hakmor i riu që e goditi për vd*ekje 44-vjeçarin në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...
-
Numërohen 38% të votave, këto janë rezultatet e para
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-z...
-
‘Vr*asje me qëllim hakmarrje’, ky është i dyshuari që e goditi për vd*ekje një person në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...
-
Arrestohet burri që i su lmoi dy gra në një parking të Prishtinës, dyshohet se i shkaktoi dy aksidente
I dyshuari që sulmoi fizikisht dy gra në një parking në rrugën “Sylejman Voks...