Lifestyle

Si ta “ruani arsyen” kur partneri “vepron krye në vete”?

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 05 February 2019

Njerëzit të cilët mendojnë që gjithmonë kanë të drejtë, shpesh për të tjerët janë të mundimshëm si kolegë, miq, familje, por më problematikë si partnerë

Terepeutët këshillojnë se si t’ia dilni mbanë me shpirtin binjak, i cili mendon që gjithmonë ka të drejtë,

Zgjidhni betejat tuaja

-Advertisement-

Debatoni nëse diçka vërtet ka rëndësi, në situatat e tjera lëreni partnerin të mendojë që ka të drejtë.

Bëhuni objektivë

Pranoni që ekzistojnë fusha në të cilat partneri juaj është treguar që është më i mirë se ju dhe ku ka më së shumti dijeni. Në ato fusha lejoni më shumë kontroll. Gjithashtu, rikujtojani fushat në të cilat jeni treguar që jeni më i mirë. Apo, nëse keni dëshmi për konstatimet tuaja, tregojani në qetësi.

Kontrolloni emocionet

Sa më shumë që shqetësoheni, partneri juaj me këmbëngulje vepron me kokë të vet dhe do të jetë më irracional. Prandaj, provoni që shikimin tuaj të situatave t’ia tregoni me qetësi dhe racionalitet.

Tregojani empatinë

Ndaj shumë të ashtuquajturave “kontrolle” ndiejnë aksiozitetdhe humbin kontrollin. Kur pala tjetër reziston, ajo tek ata shton nevojën që edhe më shumë të kontrollojë dhe prandaj është më mirë të provoni që t’i kuptoni.

Mendoni për prapavijën

Shpesh burimi i nevojës që të gjithë penjtë të mbahen në duart tuaja qëndron në fëmijëri. Personat e tillë ndoshta kanë përjetuar humbje serioze në fëmijëri kur janë ndier që u është lëvizur dheu nën këmbë apo kanë pasur prindër të paaftë dhe sërish kanë qenë të detyruar të marrin përgjegjësi. Bisedoni me partnerin lidhur me këtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera