Këto janë disa nga shenjat që tregojnë se trupi juaj është në mungesë të vitaminës A, dhe që ju duhet të ushqeheni më mirë duke konsumuar ushqime që përmbajnë këtë vitaminë, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.
Lëkura e thatë. Vitamina A është elementi kryesorë në trupë që i nevojitet lëkurës. Mungesa e vitaminës vërehet kur lëkura është më e thatë dhe merr një ngjyrë tjetër.
Vështirësitë e shikimit në errësirë. E njohur gjithashtu si nyktalopia, ky është një problem i syve që e bën të vështirë të shihet në errësirë. Në ambiente me dritë të zbehtë, mprehtësia që duhet të ketë sistemi i syve është dobësuar dhe bëhet e pamundur të përpunohen imazhe të errëta.