Si ta drejtoni makinën në rrugën me akull?
Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 16 February 2018
Temperaturat e ulëta, rrugët e rrëshqitshme dhe kripa në rrugë kërkojnë nga ju që sa më parë ta përgatisni automobilin për kushtet e dimrit.
Me përgatitjen e automobilit tuaj për dimrin, gjendjen e rregullt dhe kuptimin se në rrugën e akullt rruga e frenimit dukshëm është më e gjatë se në verë, më lehtë do t’i kaloni ditët e ftohta.
Në vazhdim do t’ju sjellim disa këshilla, të cilat do t’ju ndihmojnë se si të silleni me timonin gjatë këtij sezoni.
1. Ndërrimi i gomave
Hapi i parë dhe themelor do të duhet të jetë ndërrimi i gomave. Gomat e verës në temperaturat nën 7 shkallë celsius bëhen më të forta dhe i humbin aftësitë, dhe për këtë duhet t’i ndërroni me ato për kushtet e dimrit.
Edhe pse blerja e gomave në fillim është investim paksa i shtrenjtë, megjithatë, do t’ju shpaguhet për shkak të sigurisë më të madhe, të cilën e ofrojnë. Terminët për ndërrimin e gomave zakonisht janë në nëntor dhe prill.
2. Ndërrimi i lëngjeve
Hapi tjetër, është ndërrimi dhe kontrollimi i lëngjeve në automobil, duke filluar nga ndërrimi i vajit, i cili do ta lehtësojë ndezjen në mëngjeset e ftohta të dimrit.
Po ashtu, duhet të kontrolloni edhe nivelin e lëngut në ftohës, dhe këtë ta zëvendësoni me antifrizin e pastër nëse deri më tani e keni pasur përzierjen e ujit dhe antifrizit në ftohës.
Lëngjet për dritare gjithsesi ndërroni me versionin për dimër. Me ta pastaj spërkatni të gjitha bravat ne automobil në mënyrë që të parandaloni ngrirjen e tyre. Gomat mbrojtëse rreth dyerve do të ishte mirë t’i lyeni me sprejin prej silikoni, në mënyrë që të parandalohet ngjitja e tyre.
3. Kontrolloni akumulatorin, frenat, dritat
Akumulatori, nëse është disa vite i vjetër, do të duhet ta kontrolloni te mekaniku, si edhe frenat, dritat dhe fshesat e xhamave. Nëse pas fshesave mbetet gjurmë, gjithsesi ndërroni.
Po ashtu, kurrë fshesat mos i aktivizoni nëse në xhama është mbledhur akull. Në male dhe në vendpushime, qendra të skijimit, gjatë natës mund të bjerë aq shumë borë dhe gomat e dimrit përnjëherë të bëhen “të padëgjueshme”. Në këtë situatë zinxhirët janë zgjidhja e vetme.
Vënia e zinxhirëve duhet të bëhet në shtëpi, në mënyrë që rruga e mbuluar me borë të mos ju befasojë. Është e rëndësishme të thuhet se zinxhirët vihen në rrugën e rrafshët, dhe jo kur të jeni nisur në përpjetë, dhe se hiqen sapo të arrini në rrugën e pastër.
Në të kundërtën, zinxhirët do të dëmtohen dhe së bashku me dëmtimin e automobilit tuaj, do të zvogëlojë edhe sigurinë në vozitje.
4. Ngasje e mençur dhe e kujdesshme
Nëse në rrugën e mbuluar me borë automobili fillon t’u rrëshqasë të kapluar nga paniku mos e shtypni frenin! Në vend të kësaj shtypni pedalen e shpejtësisë, drejtojeni automobilin nëpërmjet timonit dhe lehtësisht frenoni, nëse është e nevojshme.
Nëse automobili juaj posedon njërin nga sistemet moderne të sigurisë (ABS-parandalon bllokimin e gomave dhe zvogëlon rrugën e frenimit, dhe ESP, i cili kontrollon stabilitetin) gjithsesi që do të janë të mirëseardhur, por mos u mashtroni se as ata nuk janë plotësisht të sigurt.
Për këtë, vozitja e mençur dhe e kujdesshme në rrugën e rrezikshme është kushti themelor që ju garanton që do të jetoni dhe do të arrini shëndoshë deri te destinacioni i caktuar.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...