Lifestyle

Si ta bëni shtëpinë xixë pa blerë asnjë produkt pastrimi

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 14 January 2019

Ndoshta po i shmangeni përdorimit të plastikës, ndoshta po kurseni

Cilado qoftë arsyeja pas vendimit tuaj, dijeni që mund ta pastroni shtëpinë pa blerë thuajse asgjë në shitore.

Ju duhen vetëm disa produkte që ndoshta i keni në kuzhinë: sodë buke, uthull, lëng limoni, vajra esencialë dhe sapun.

-Advertisement-

Guaca e tualetit

Hidhni në tualet gjysmë gote sodë buke, 10 pika vaj esencial me aromë dhe çerek gote uthull të bardhë. Fërkojeni me furçë teksa shkumon. Guaca do të mbajë erë të mirë dhe porcelani do të shkëlqejë.

Vaska

Çerek gote sapun të lëngët, 10 pika vaj të pemës së çajit dhe një gotë sodë buke. E pastron vaskën në thellësi, por ka nevojë për shumë fërkim dhe ujë për shpëlarje.

Soba

Bashkoni ujë dhe uthull në raport 1:1 dhe më shtoni pak lëng limoni. Hidheni në një shishe me kapak spërkatës. Është pak më ujor se solucionet tipikë, por e bën punën njësoj.

Furra

Mbuloni gjithë sipërfaqet që kanë nevojë për pastrim me një pastë prej sode buke dhe uji. Lëreni për disa orë ose për një natë. Bën mrekulli, për sa kohë e fërkoni mirë.

Dyshemetë

Parketin mund ta lani me një solucion të përbërë nga 1 lugë çaji sapun, 10 pika të vajit të pemës së çajit dhe 4.5 litra ujë të ngrohtë.

Burimi: The Guardian

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera