Si i shpëtuan mrekullisht 2 shqiptarë aksidentit hekurudhor në Greqi
Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 14 May 2017
Dy shtetas shqiptarë kanë shpëtuar për mrekulli nga aksidenti tragjik me një tren të linjës Athinë- Selanik, që ka ndodhur rreth orës 10 të mbrëmjes së të shtunës, në zonën e quajtur “Adhentro” në perëndim të Selanikut.
Treni me rreth 100 pasagjerë ka dalë nga shinat për arsye që ende nuk dihen, e lokomotiva e tij është përplasur me një shtëpi, duke e shembur pjesën më të madhe të saj dhe duke hyrë deri në mesin e saj.
Sipas kryebashkiakut të Halkidhonës, qytezë pranë vendngjarjes, shtëpia u ishte dhënë me qira kohë më parë dy emigrantëve shqiptarë, të cilët kur ka ndodhur përplasja kanë dalë të tmerruar nga pjesa e banesës që nuk është shembur.
Kompania greke e Hekurudhave “Trenose” njoftoi përmes një deklarate për shtyp se, të paktën 4 persona humbën jetën në këtë aksident, por policia dhe organet spitalore kanë konfirmuar fillimisht vetëm dy të vdekur. Nga 6 persona që po trajtohen në spitalet e Selanikut, dy prej tyre janë në gjendje serioze për jetën.
Në orën 2 të mëngjesit të së dielës është konfirmuar se të gjithë pasagjerët që ndodheshin në tren janë nxjerrë nga vagonët e përmbysur që janë përplasur me disa shtylla të linjave elektrike, raporton “T.CH”.
Shkaqet e aksidentit tragjik ende nuk dihen, ndërsa ekipe specialistësh të kompanisë së hekurudhave kanë filluar hetimet. Në vendngjarje kanë operuar 21 makina të repartit të zjarrfikësve, me 45 njësi zjarrfikëse, si dhe disa dhjetëra ambulanca.
Të tjera
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...