Lajme

Si i shpëtoi sulmit me hanxhar dhe armë pronari i diskos në Korçë

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 26 November 2017

Mbrëmjen e 25 nëntorit, breshëritë e armëve tronditën periferinë e Korçës. Në aksin Korçë-Dishnicë u derdhën breshëri armësh mbi një lokal me muzikë live. Policia thotë se autorë ishin A.Qiraxhi, 23 vjeç dhe A.Babani, 18 vjeç. Bashkë me të tjerë ata janë pozicionuar me dy automjete përpara lokalit dhe kanë goditur me dy armë zjarri tip kallashnikov dhe pistoletë mbi të.

Më pas kanë hyrë në lokal dhe kanë goditur me sëpatë A.K dhe kanë tentuar të vrasin me armë pronarin dhe administratororin e lokalit me iniciale A.L. A.K, ka marrë mjekim në Spitalin e Korçës dhe nuk ka probleme për jetën. Motivi i kësaj ngjarje sipas policisë dyshohet të ketë qenë një konflikt i vjetër për motive të dobëta, ndodhur midis këtyre personave.

Policia e Korçës thotë se është vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar të ngjarjes, si edhe kanë ngritur grupe të shumta kontrolli për krehjen e zonës. Nga kontrollet e kryera në afërsi të fshatit Lubonjë, janë gjetur të braktisura të dyja automjetet tip “BMW” me targa AA848FG brenda të cilit u gjetën shkopinj druri, një sopatë dhe dy gjerdanë me fishekë dhe mjeti tip “BMW” me targa AA 267ND të cilat ishin përdorur nga autorët.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera