Si i shpëtoi Saimir Tahiri arrestimit në shtator të 2016-ës, gazetari zbardh skandalin: Më akuzuan se fola në telefon
Autori: Gazeta inFokus
13:54 | 28 Tetor 2017
Gazetari i njohur investigativ ne vend tregon me detaje një tentative, sipas tij, për arrestimin e ish-ministrit të brendshëm, Sajmir Tahiri që në shtator të vitit 2016.
Artan Hoxha rrefimin e ka bërë mbrëmë në emisionin KAPITAL ku ka dhene edhe detaje rreth asaj
Më poshtë deklarta
“Kjo Prokurori dhe ky prokuror, Besim Hadarmataj, ka tentuar ta arrestojë Sajmir Tahirin mbrëmjen e 15-të shtatorit të vitit 2016-të. Si ka qenë tentativa për ta arrestuar? Në mëngjesin e 15-të shtatorit në grykëderdhjen e lumit Ishëm, bie një avion Italian që drejtohej nga një pilot Italian, Guido Guidi . Dyshimet ishin se ky avion ka ardhur në Shqipëri së pari për të inaguruar pistën, ishte për herë të parë për ta provuar, sepse një grup narko-trafikantësh kishin arritur të ndërtonin pistën dhe ta përdornin atë për trafik lëndësh narkotike. I njëjti grup kishte bërë të njëjtën gjë në një zonë tjetër të Shqipërisë, por në atë rast kishin përdorur grykëderdhjen e lumit Ishëm.
Edhe pse është shumë afër Aeroportit të Rinasit atje është pak e vështirë, nuk ka rrugë. Në momentin që kapet italiani, u gjet avioni atje, u bënë kërkime për të gjetur lëndë narkotike. Nuk u gjet, nuk ndodhi si në Divjakë që u gjet edhe droga, edhe piloti edhe avioni. Gjatë asaj dite unë kam dalë 4-tër herë në televizion News 24 dhe kam theksuar se nga informacioni që kisha deri atëherë, avioni kishte ardhur për atë gjë. Unë jepja një shifër që shkonte nga 180 deri në 300 kg. E jepja këtë shifër sepse i referohesha dy rasteve të mëpërparëshme, rasti i Sevasterit. Në mbrëmje po atë ditë kam qënë në emisionin “Opinion” dhe them, avioni në dijeninë time ka ardhur për të inaguruar pistën dhe për të marrë 200 kg cannabis dhe këtë gjë, them, e ka pranuar dhe piloti.
Mbas emisionit, Prokuroria më shoqëron nga zyrat e televizionit ku isha në zyrat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, diku rreth orës 23:30. Në momentin që unë shkoj në Prokurori ( kam qenë në zyrën e kryeprokurorit Besim Hajdarmata) kanë qënë të paktën dhe katër prokurorë dhe oficerë gjyqësorë të tjerë dhe nga ora 23:30 deri në orën 00:00 biseda jonë ka qenë më tepër në parim, per ngjarje, të vjetra. Prokurori me thoshte , shumë mirë ne të përgëzojmë për këtë, por nuk thuhen të gjitha. Ndërsa ne bënim këtë bisedë, më vjen një oficer gjyqësor me celular në dorë dhe më thotë së kryetari I PD ka dale në deklaratë shtypi.
Lulëzim Basha po thotë: “Gazetari Artan Hoxha është shoqëruar në Prokurorinë për Krime të Rënda, sepse dyshohet që të ketë dekonspiruar hetimin e Prokurorisë dhe të ketë marrë informacion të brendshëm nga ministri, Sajmir Tahiri dhe Prokuroria e ka shoqëruar për të gjetur provën.” Pra provën në celularët e mi që unë kisha folur me Sajmir Tahirin. Në atë moment unë I them prokurorit: “Zotëri, telefonat e mi janë të fikur, unë ‘kam komunikuar me asnjë media. Ti s’më ke pyetur akoma se për çfarë më ke thirrur. Si është e mundur që Lulëzim Basha e di para teje dhe para meje se për çfarë më ke thirrur?!”
Në atë moment është ndërprerë biseda, kanë ardhur dy policë gjyqësorë, unë kam dhënë deklarimin dhe mbaj mend që kam firmosur 7-të faqe deklarime, në të cilat unë them merrni tabulatët e celularëve të mi, që unë s’i kam marrë as sot ato telefona, dhe në tabulate do të gjeni se me cilet përsona kam folur. Ata mendonin se shifra e dhënë nga unë, që piloti ka ardhur në Shqipëri për të provuar pistën dhe për të marrë 200 kg cnabis, ishte nxjerrë nga deklarimet që po jepte piloti dhe ministry ma kishte thënë mua.
Nëse ata do ta gjenin këtë gjë në telefonat e mi, menjëherë do të shonin tek Ministri për dekonspirim të hetimeve dhe do ta arrestonin”, ka thene ai.

T� tjera
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...




































