Lajme

Si shkak i tërmetit, Mitrovica kthen në Kosovë gjimnazistët që shkuan për vizitë në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 22 September 2019

Komuna e Mitrovicës ka vendosur që t’i kthejë në Kosovë para kohe nxënësit e gjimnazit “Frang Bardhi”, të cilët ndodhen për vizitë në Shqipëri.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Agim Bahtiri.

Sipas Bahtirit, kjo ka ndodhur pas tërmeteve të një pas njëshme që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Pas tërmeteve të një pas njëshme të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, komuna e Mitrovicës ka marrë vendim për kthimin e parakohshëm të gjimnazistëve që ndodheshin atje për vizitë. Gjatë gjithë kohës kam qenë në kontakt direkt me stafin arsimor që e ka udhëhequr vizitën, për t’u kujdesur për sigurinë e nxënësve tanë”, ka theksuar Bahtiri.

Ai ka thënë se asnjë prej nxënësve nuk ka pësuar lëndime.

“Megjithatë, në fund kemi marrë vendim për kthimin e tyre në Mitrovicë, me ç’rast iu shprehu keqardhje nxënësve tanë, por që kjo është bërë për sigurinë e tyre. Fatmirësisht, asnjë nxënës nuk ka pësuar kurrfarë dëmi. Qytetarëve të Shqipërisë të lënduar nga dridhjet e tokës, iu urojmë shërim të shpejt dhe lutem që raste të tilla të mos përsëriten asnjëherë”, përfundon deklarimi i tij. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera