Lajme

Si rrallë herë, Ramushi e lutë dikë për foto (Video+Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 29 April 2017

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dy ditë që është rikthyer në Kosovë, pasi u lirua nga Gjykata e Colmarit të Francë. Ndërsa ditën e sotme, ish-kryeministri kosovar, e nisi me homazhe pranë lapidarit të dëshmorit, Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Pasi vendosi lule, Haradinaj kishte kërkesa të shumta për tu fotografuar me qytetarë në sheshet e kryeqytetit, mirëpo si rrallë herë edhe ai kishte një kërkesë të tillë, transmeton Indeksonline

Gjenrali e “luti” një person që të fotografohet me të. Bëhet fjalë për komandantin e Zonës Operative të Llapit, Skënder Krasniqin, me të cilin e shkrepën nga një ‘selfie’.

-Advertisement-

Më poshtë i keni disa pamje të tjera të qytetarëve të cilët biseduan për disa çaste me kreun e AAK-së.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera