Si prodhohet sperma
Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 13 January 2021
Sot jam e ftuar në një emision TV për të folur për spermën, se si prodhohet ajo dhe nga del. Po mundohem ta trajtoj me hapa sa më të thjeshtë dhe po bashkangjis edhe një link të një posti të mëparshëm po në tabu.al në të cilin kam folur për spermën.
Sperma prodhohet kështu:
Testikujt (Burrat kanë dy testikuj, që ndodhen në scrotum) prodhojnë miliona spermatozoide (qeliza në spermën e burrit, të cilat mund të fekondojnë vezëzën e një gruaje. Kur një spermatozoid fekondon një vezëz, gruaja mbetet shtatzënë. Testikujt prodhojnë miliona spermatozoidë në ditë)
Spermatozoidet piqen dhe ruhen në epididime ( organ në të cilin ruhen spermatozoidët. Burriu ka 1 epididim në çdo testikul) .
Kur një burrë ka një ejakulacion, spermatozoidet shtyhen nëpër kanalet e spermës ( çdo burrë ka dy kanale sperme. Spermatozoidët transportohen nga epididimi në prostatë nga kanalet e spermës) .
Spermatozoidet transportohen në prostatë ( organi që rrethon uretrën e një burri. Kur burri ka një orgazëm, prostata kontraktohet dhe e shtyn jashtë spermën. Ky proçes quhet ejakulacion.) dhe në fshikëzat seminale ( dy organe të vogla në trupin e një burri. Fshikëzat seminale janë pranë prostatës Fshikëzat seminal dhe prostate prodhojnë lëngun në spermën e burrit) . Shtohet lëngu. Lëngu bashkë me spermatozoidet krijojnë spermën.
Sperma shtyhet jashtë penisit nëpërmjet uretrës ( kanal brenda trupi që transporton urinën nga fshikëzat urinare drejt vrimës së jashtme të uretrës. Prej atje urina del nga trupi).
Kur është pjellor një burrë?
1. Burri prodhon spermë për herë të parë gjatë pubertetit . Në përgjithësi, një burrë bëhet pjellor nga mosha 12 deri në 15 vjeç. Atëherë ai mund të bëjë fëmijë. Edhe nëse është duke kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë.
2. Burri prodhon spermatozoide gjatë gjithë jetës së tij. Shpesh, ai mund të bëjë fëmijë gjatë gjithë jetës së tij.
Kontracepsioni: tërheqja dhe sterilizimi
Një grua mund të mbetet shtatzënë vetëm nëse spermatozoidet futen në mitrën e gruas nëpërmjet vaginës së saj, gjatë ditëve pjellore të saj.
Para se të ejakulojë, burrit mund t’i dalë pak lëng që mund të përmbajë spermatozoide. Tërheqja e penisit para ejakulacionit nuk është një metodë kontracepsioni e sigurt.
Një burrë që i është nënshtruar sterilizimit prodhon spermë pa spermatozoide. Ai mund të kryejë marrëdhënie seksuale normalisht.
Të tjera
-
Hoxhaj uron Gordon për pozitën në administratën Biden
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar Philip...
-
SHBA/ Numri i vdekjeve nga koronavirusi në rritje në 30 shtete
Numri i vdekjeve nga nga koronavirusi po rritet në pothuajse dy të tretat e s...
-
11 pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës në gjendje më të rëndë
64 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës...
-
Dhuna seksuale në rritje, viktima kryesisht të miturat
Në gjashtë vjetët e fundit, në Kosovë kanë ndodhur 225 raste të dhunimeve sek...
-
Si do të votojnë personat me COVID-19 në zgjedhjet e 14 shkurtit?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përgatitjet për të mundësuar që edhe p...
-
Ky është numri i të infektuarve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë
Mbi 56 mijë kosovarë janë infektuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. S...
-
Moti për sot dhe nesër
Moti në Kosovë do vazhdoj të jetë i ftohtë e sidomos mëngjeset e ku parashihe...
-
5 mijë e 275 raste aktive me COVID-19
56 mijë e 118 persona janë infektuar me koronavirus prej marsit kur edhe u sh...
-
Subjektet politike nuk po e përfillin ligjin për barazi gjinore
Publikimi i listave zgjedhore nga partitë politike tregon se subjektet politi...
-
Kreu i OBSH-së: Bota “në prag të një dështimi moral katastrofik” lidhur me vaksinat
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se bota është “në prag të n...
-
13 viktima dhe 63 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore
Në 24 orët e fundit nga 529 teste të kryera, 63 persona rezultuan pozitiv nda...
-
Në prag të inaugurimit presidencial, masa të pashembullta sigurie dhe një shkëputje nga tradita
Zyrtarët e sigurisë në Shtetet e Bashkuara thonë se po marrin të gjitha masat...