Si prodhohej suxhuku më i lirë se 1 euro
Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 25 March 2018
Pronari i kompanisë “Euro Ida” thotë se disa herë ka importuar mish nga Belgjika. Derisa në vitin 2016 këmbëngul që nuk kishte asnjë dërgesë që ju asgjësua, Jupa e pranon se në vitin 2017 kishte telashe me një ngarkes
Në një intervistë për KALLXO.com Anton Jupa, njëri nga importuesit e mishit ka folur për mishin dhe suxhukun e lirë.
Ai ka thënë se suxhuku që del në treg me çmim prej 1 deri në 2 euro ka 30 për qind mish të pulës që importohet me çmim të lirë. Ai po ashtu ka deklaruar se ky suxhuk prodhohet me mish industrial. Jupa ka folur edhe për skandalin e mishit belg që erdhi në Kosovë
“Ne jemi të pafajshëm i kemi dokumentet, dudat i kemi, kemi certifikatat të AVUK-ut që i kanë kontrolluar dhe e kanë lejuar”, ka thënë Jupa.
Anton Jupa e ka pranuar se në depot e kompanisë së tij Policia dhe Inspektorët e AVUK-ut kanë gjetur dy paleta mish të pulës me afat të skaduar.
Sipas tij, ai mish ka qenë destinuar për përpunimin dhe prodhimin e sallamit. Ai e bënë fajtor Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës për skadimin e afatit të këtij mishi.
“Afati i ka skaduar në frigon tonë, sepse malli ka qenë i bllokuar për shkak të analizave. Analizat nuk kanë ardh në kohë dhe ato zakonisht vonohen një javë, deri në një muaj, por kësaj radhe janë vonuar më shumë. I kam thirrur inspektorët dy apo tre herë, dhe nuk kanë ardhur. Dhe nuk e kam paramenduar që u kanë me afat të shkurtë. E dijmë që ka tre muaj, mirëpo nuk e kemi ditur që afati i ka skaduar”, ka treguar Anton Jupa.
“Ai produkt përdoret për virshlle të pulës, për parëze të pulës. Dhe e përdorim edhe për sugjuk në masën 30 përqind në sugjuk industrial, jo në atë shtëpiak”, ka rrëfyer Jupa.
Raportimet e mediave të Belgjikës se mishi i importuar në Kosovë nga kompania “Euro Ida” ka qenë 12 vjet i vjetër, pronari i Anton Jupaj ka quajtur shpifje.
Por, Jupa e ka pranuar se tri herë ka importuar mish nga kompania belge, “Veviba”. Ai ka thënë se këto tri importe janë lejuar në Kosovë, pas vlerësimeve që janë bërë nga Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit.
Jupa ka deklaruar se i posedon të gjitha dokumentet e nevojshme se importi është kryer në mënyrë të rregullt. Po ashtu, Jupa thotë të mos ketë pasur asnjë dyshim për cilësinë e mishit të importuar nga kompania “Veviba”.
Ai ka treguar se nga kompania “Veviba” kanë blerë importin e parë me 23.03.2016-të, mish të gjedhit. Të viçit dhe lopës. I cili sipas tij ka qenë për industri të përpunimit.
Gazeta Jeta në Kosovë kishte raportuar se importi i mishit nga kompania “Veviba” ishte bërë me çmime shumë të ulëta. Ishte paguar nga 93 centë, përkatësisht deri në 1 euro e 11 centë për kilogram. Jupa e ka arsyetuar çmimin e ulët me nivelin e ulët të klasës së mishit.
Pronari i kompanisë “Euro Ida” thotë se disa herë ka importuar mish nga Belgjika. Derisa në vitin 2016 këmbëngul që nuk kishte asnjë dërgesë që ju asgjësua, Jupa e pranon se në vitin 2017 kishte telashe me një ngarkesë.
Këtë ngarkesë me mish, me rreth 20 mijë kilogramë, thotë se ju asgjësuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.
“E kemi një import që në 2017-ën që na është asgjësuar prej kompanisë Vanlommel”, ka thënë Jupa.
Sasia e mishit që i është asgjësuar kompanisë së tij sipas Jupajt nuk është e importuar nga kompania VEVIBA, por është nga kompania Vanlommel.
Thotë se kompania ‘Vanlommel’ e kishte pranuar se është bërë një gabim gjatë ngarkimit të sasisë së mishit. Madje, Jupa thotë se kompania belge e ka kompensuar kompaninë “Euro Ida” për dëmin e shkaktuar.
Jupa i ka fajësuar qytetarët, të cilët sipas tij nuk lejojnë se çfarë po blejnë. “Qytetari ka shumë faj se e blen produktin dhe nuk lexon, blenë mish të bluar në treg me dy euro dhe kjo nuk mund, pasi mishi i mirë i bluar së paku duhet të kushtojë 3 euro e gjysmë, ose 4 e gjysmë kilogrami. Por ata janë duke përdorur mishin e pulës se tregon importi i madh i mishit të pulës”, ka thënë Jupa për KALLXO.com.
Ai ka thënë se për gjithçka japin garanci, pasi asnjëherë nuk kanë patur probleme me ligjin.
Jupa kërkon falje për kërcënimin
Anton Jupa, pronar i kompanisë Euro Ida e cila është përfshirë në skandalin e mishti të importuar nga Belgjika, ka kërkuar falje publike për kërcënimet që i ka bërë ndaj mediave.
“Unë kërkoj falje publikisht që I kam kërcënuar gazetarët, shumë e vërtetë është. Se mua kur më ka thirrur vajza prej shkollës ‘babi çka je tuj bo’, unë si të thash në këtë gjendje që jam unë prapë them më ka ardh qetu edhe e thirra dhe ju thash pse s`po shënonin me kërkuar falje se ne nuk jemi fajtorë për këto. Edhe me plasi stresi i madh, shumë nervoz edhe i kam sharë”, ka thënë Jupa.
Ai ka thënë se nuk është njeri që kërcënon dikë dhe se nuk ka patur asnjëherë probleme me organet e rendit.
“Unë nuk jam ai njeri, ju mundeni me marrë informata në Rahovec ne jemi të familjes shumë të kulturuar , shumë te respektuar. Nuk jam njeri me shkollë, ama ky që jam për këso punë të këqija deri më sot asnjë problem s`kemi pas as me polici, as me gjykata, as me kërkon hiq”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...