Fokus

Si po tenton Serbia të izoloj Luginën e Preshevës duke shfrytëzuar koronavirusin

Autori: Halil Berisha 15:29 | 15 May 2020

Shqiptarët që jetojnë në Serbi, sidomos ata në Luginë të Preshevës, gjithmonë janë ankuar për problemet që u ka shkaktuar regjimi serb.

Kjo duke mos u njohur të drejtat e tyre me të vetmën arsye që janë shqiptarë, shkruan gazeta inFokus.

Por, për ta rënduar edhe më shumë këtë gjendje, Serbia, si duket po e shfrytëzon panedminë e Koronavirusit.

-Advertisement-

Në Serbi, kushdo që hy brenda shtetit, për t’iu lejuar lëvizja duhet që të ketë jo më të vjetër testin PCR negativ për koronavirus.

Mirëpo, kjo masë do të hiqet me 1 qershor, kur të largohet edhe ndalimi për të kaluar kufijtë.

Kjo me krejt shtetet përreth përveç me Kosovën, shkruan gazeta inFokus.

Gazeta inFokus, në lidhje me këtë gjë ka realizuar një intervistë me Ragmi Mustafën, kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi.

Mustafa këtë vendim të Qeverisë serbe, po e cilëson si tentim për izolim të Luginës së Preshevës, pasi qytetarët e kësaj ane kanë lidhje të mëdha familjare e biznesore me Kosovën.

“Nëse është vendimi i tillë drejtpërsëdrejti godet shqiptarët e Luginës e Preshevës e është përgatitur për të pamundësuar lidhjet me Kosovën”, ka thënë Mustafa.

“E para konsideroj si vendim i tillë nuk është në përputhje me parimet e ËBC6, bashkëpunimit rajonal të 6 shteteve, nuk është ne pajtim me krijimin e një fqinjësie të mirë, dhe ajo mbi të gjitha është vendim selektiv nëse hapen kufijtë me krejt e jo me Kosovën, është selektiv e diskriminues, ne njëfarë mënyre nuk është civilizues, sa i përket ne raport me shqiptaret e Luginës së Preshevës kemi pas probleme te kalimeve me Kosovë, sigurisht kjo do të ketë impakt të madh me qytetarët e luginës që kanë edhe lidhje familjare e biznesit e fushave tjera, kjo pamundëson të zhvillohen këto lodhje e në këtë mënyrë po i izolon vëllezërit e vet”.

Këtë vendim të Qeverisë së Serbisë e ka dënuar ashpër edhe ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca.

“Qeveria e Kososvës dënon qasjen diskriminuese e të pabarabartë të Serbisë ndaj Kosovës. Serbia ka hapur kufijtë për qytetarët e saj tek të gjitha shtetet në regjion, por jo tek qytetarët e Kosovës. Kjo qasje tregon edhe njëherë që Serbia nuk është e interesuar për të normalizuar raportet me Kosovën. Republika e Kosovës me reciprocitet d ot’i përgjigjet kësaj ndalese të Serbisë për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Konjufca./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera