Si po e pushton Mafia shqiptare tregun e kokainës në Britani
Autori: Gazeta inFokus
17:06 | 22 Gusht 2017
Grupi kriminal shqiptar në Britani të Madhe ka reputacionin e të qenit njëri prej grupeve më të dhunshme dhe pamëshirshme nga të gjitha. Ata njihen më së miri për zaptimin e tregtisë fitimprurëse me shtëpi publike të Sohos, duke përdorur gra të dhe armë të trafikuara nga lufta në Kosovë, por së fundmi grupet kriminale shqiptare janë ngritur për t’u bërë lojtarë të rëndësishëm në një tregti tjetër: Tregun shumë fitimprurës të drogës në Britani.
Në raportin vjetor të publikuar në qershor, Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) e pranoi se grupet e organizuara kriminale shqiptare – të njohura si “Mafia Shqiptare” – kanë ushtruar kontroll të konsiderueshëm mbi tregun e trafikimit të drogës në Britani, veçanërisht të kokainës se cilësisë së lartë.
Më 7 gusht 2017, bosi i një rrjeti shumë prodhues për furnizim me kokainë në perëndim të Londrës, Klodjan Copja, u burgos bashkë me 41 të tjerë, të cilët e kishin ndihmuar të importonte drogë në Britani dhe për tregtarë të tjerë përreth vendit, në vlerë 60 milionë paund.
Përkundër faktit se shpërndarësit e Copjat ishin kapur me sasi të mëdha të kokainës gjatë tri operacioneve të suksesshme të mbikëqyrjes mes viteve 2014 dhe 2016, bosi i krimit vazhdoi të importonte drogë në Britani deri sa përfundimisht u ekstradua në Greqi në muajin mars të këtij viti.
Në prill, pesë anëtarë të grupit për trafikimin e kokainës të dominuar nga shqiptarët, po ashtu me bazë në Londër, u burgosen për 100 vjet në total, pasi ishin kapur duke importuar 30 kilogramë kokainë 90 për qind të pastër në një dhomëz sekrete në tavanin e një automjeti “Bentley Flying Spur” që ka vlerën 130.000 paund.
Steve Bennett, drejtor i qendrës kombëtare të inteligjencës të NCA-së, ka thënë: “Shqiptarët zbuluan se përfitime shumë më të mëdha mund të bëhen me kokainë. Britania ka një treg të gjallë për këtë drogë, prandaj ata joshen për të ngritur operacione këtu.”
Bennett thotë se grupet kriminale shqiptare janë zgjeruar që prej rënies së regjimit komunist në Shqipëri në vitin 1990.
Grupet kriminale shqiptare i kanë përdorur aftësitë dhe infrastrukturën ekzistuese për të trafikuar njerëz, armë zjarri dhe lëvizjen e financave kriminale – si firmat për transportimin e mallrave të dyshimta dhe zyrtarë të korruptuar kufitarë – për t’ua mundësuar atyre të trafikojnë drogë. Zgjerimi i grupeve kriminale shqiptare në Britani ka reflektuar në rritjen e popullatës shqiptare në Britani në dekadat e fundit; derisa popullsia rritej, grupet kriminale shqiptare filluan të lidheshin me të tjerët në Britani. Po ashtu, shqiptarët përbëjnë njërin prej grupeve më të mëdha të emigrantëve ilegalë në Britani.
Sipas Bennett, më vonë grupet kriminale shqiptare kishin filluar të dërgonin përfaqësues direkt në Amerikën Jugore për të blerë drogë me ton. Bennet ka theksuar se një trafikues britanik i drogës i kishte treguar atij, në kushte anonimiteti, se: “Ata [shqiptarët] e kuptuan se mënyra më e mirë për të vepruar ishte ta blinin kokainën, t’i përdornin bashkatdhetarët e tyre të besueshëm për ta aranzhuar transportimin e kokainës në Shqipëri, ku i kanë të gatshëm zyrtarët e korruptuar të doganës që t’i kalojnë kontenierët të sigurtë nëpër kontrolle kufitare dhe t’i fusin në Shqipëri. Nga atje, ata pastaj i përdornin rrugët e trafikimit për të dërguar sasi të mëdha të kokainës në Britani, ku një rrjet mirë i organizuar i shqiptarëve e shpërndan dhe e shet kokainën. Një sasi e madhe e kokainës futet në këtë mënyrë në Londër”. /Express/

T� tjera
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...

































