Si po bëhen refugjatët e luftës, viktima të prostitucionit
Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 27 March 2022
Pesë javë pasi Rusia urdhëroi pushtimin e saj, imagjinoni për një moment se si është të jetosh tani në Ukrainë…
Një zgjidhje është t’ia mbathësh që aty dhe mbi 10 milion njerëz e kanë marrë këtë vendim, shkruan BBC.
Larg shëtpive, të çorientuar jashtë vendit të tyre, shpesh ata nuk e kanë idenë se ku po shkojnë. Kështu që, mund t’u duhet t’u besojnë të huajve, si e vetmja mundësi.
“Për trafikantët e qenieve njerëzore, lufta në Ukrainë nuk është një tragjedi”, ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres në Twitter.
“Është një mundësi, ku gratë dhe fëmijët janë objektivi”.
Karolina Wierzbińska, koordinatore në Homo Faber, një organizatë e të drejtave të njeriut me qendër në Lublin, thotë për BBC se shqetësimi më i madh janë fëmijët, sidomos ata që udhëtojnë të pashoqëruar.
Margherita Husmanov, rreth 20 vjeçe, mbërriti në kufi dy ditë më parë dhe vendosi të qëndrojë aty për të ndihmuar të tjerët.
“Gratë dhe fëmijët vijnë këtu nga një luftë e tmerrshme. Ata nuk flasin polonisht apo anglisht. Nuk e dinë se çfarë po ndodh dhe besojnë atë që dikush u thotë. Ditën e parë që dola vullnetare, pamë tre burra nga Italia. Ata kërkonin gra të bukura për t’i shitur në tregtinë e seksit. Njoftuam policinë, është e frikshme”, thotë ajo.
Shumica e ukrainasve që intervistoi BBC shpresojnë të shkojnë në shtëpi sapo të përfundojë lufta. Por gjatë ditëve në vijim, kanë nevojë për një vend për të fjetur, për të ngrënë, për t’i dërguar fëmijët e tyre në shkollë, si dhe një punë për të mbajtur veten. Këto nevoja i bëjnë refugjatët të pambrojtur.
Udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord për të hapur tregun e punës, shkollat dhe aksesin në kujdesin shëndetësor për ukrainasit, por siç theksojnë grupet e të drejtave të njeriut, refugjatët kanë nevojë për ndihmë për t’u regjistruar dhe për t’u informuar për të drejtat e tyre.
Të tjera
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...