Si nisën përçarjet brenda VV-së?
Autori: Gazeta inFokus
08:22 | 18 March 2018
Lëvizja Vetëvendosje ka mbërritur të bëhet partia më e madhe në vend, duke u prezantuar si alternativë e vetme që mund të sjellë ndryshime, ndryshe nga të gjitha subjektet e tjera politike që ishin provuar në pushtet. Ideja është goditur nga vetë kjo parti, pas thyerjeve që tash ka përjetuar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Problemet në LVV ishin më të moçme sesa një vit. Por, ato i ishin mbajtur fshehtë publikut dhe nuk ishin manifestuar jashtë, në dy palë zgjedhjet e organizuara në 2017-n.
Ato nacionale ia dyfishuan votën këtij subjekti dhe e bën me më së shumti deputetë në Kuvend. Lokalet ia siguruan pushtetin edhe në Prizren e në Kamenicë, krahas Prishtinës që e kishte nga mandati paraprak. Ia shtuan edhe fuqinë në kuvendet komunale gjithandej Kosovës.
Por, menjëherë pas zgjedhjeve lokale, e në prag të atyre brendapartiake, problemet i qitën jashtë. Shpërthimi ndodhi pas një pyetjeje që Aida Dërguti e kishte shtruar në një grup komunikimi elektronik ku kishin qasje të gjithë deputetët e LVV-së.
Dardan Molliqaj kishte dhënë kumtin aty se e kishin arrestuar Donika Kadajn, ndërsa pyetja e Dërgutit kishte këtë përmbajtje: “E atë m*tin?”. Shprehja fyese në fjali nënkuptonte Albin Kurtin, themeluesin dhe njeriun më të votuar të LVV-së, e i cili të njëjtën ditë ishte arrestuar. Ajo kishte kërkuar falje për gjuhën, por kësaj ia kishte shtuar faktin se reagimi i saj ishte “pas disa problemeve e mospajtimeve të thella politike e organizative” që ishin shfaqur prej një viti në organizatë.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































