Lajme

Si në filma: Policia zë në flagrancë dy shoferë duke bërë gara ilegale në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 21 February 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë realizimit të një plani operativ në komunikacion, ka zënë në flagrancë dy persona duke bërë gara ilegale në Pejë.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 18 shkurt 2024, pas orës 21:00. Vozitësve iu është shqiptuar gjoba në shumën prej 500 euro dhe nga pesë pikë negative.

“Në rrugën Agim B. Qelaj në Pejë, vozitje 132 Km në zonën ku shpejtësia është e kufizuar 40 Km. Vozitësit i është shqiptuar gjoba në shumë prej 500 euro dhe pesë pikë negative”, thuhet në komunikatën për media.

-Advertisement-

“Në rrugën Agim B. Qelaj në Pejë, vozitje 111 Km në zonën ku shpejtësia është e kufizuar 40 Km. Vozitësit i është shqiptuar gjoba në shumë prej 500 euro dhe pesë pikë negative”.

Ndërsa, në magjistralen Pejë-Deçan-Gjakovë, në Rastavicë bëhet e ditur se janë identifikuar dy raste të vozitësve të cilët kanë bërë tejkalim të rrezikshëm, duke rrezikuar trafikun rrugor.

Në të dy rastet vozitësve u është shqiptuar gjoba në shumë prej 150 euro dhe një pikë negative.

Ndryshe, një 28-vjeçar ka ndërruar jetë më 25 janar 2014 teksa po bënte gara me veturë, të cilat janë të ndaluara me ligj, që nga dalja e Gjilanit deri në hyrje të fshatit Dobërçan.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar tre persona. F.A. dhe B.A., janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme” dhe “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”, dhe i dyshuari L.M., për shkak të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera