Lajme

Si në filma horror – shembet ura në Itali

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 08 April 2020

Pamjet nga zbrazja e rrugëve nëpër shumë shtete të botës si pasojë e koronavirusit, të japin idenë se kjo në fakt nuk është realitet, por skena të filmave horror.

Kjo sidomos në Itali ku edhe numri i të infektuarve e viktimave është ndër më të mëdhenjt në botë, shkruan gazeta inFokus.

E këtë të mërkurë, në këtë shtet është shembur edhe një urë e madhe, e cila ditëve normale do të ishte e stërmbushur me makina.

-Advertisement-

Në Italinë Veriore që edhe është shumë e prekur nga koronavirusi, u shemb ura ku u lënduan edhe dy vozitës, por që fatmirësisht lëndimet nuk janë shumë të mëdha.

Kjo urë është në qytetin e quajtur Aulla, që është mes Genoas e Fiorencës./Gazeta inFokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera