Lajme

Si në filma/ Dy burra sulmojnë, rrahin dhe therin me thikë prishtinasin

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 04 January 2022

Të hënën në Prishtinë dy burra kanë sulmuar fizikisht një person duke e goditur edhe me mjet të mprehtë.

Sipas policisë viktima ka marrë lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Derisa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Raporti i plotë i policisë:

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda nga mjeti i mprehtë dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera