Lifestyle

Si ndryshon vagjina pas lindjes

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 31 May 2017

Njëra ndër brengat (pos asaj se a do të kalojë si duhet), sa i përket lindjes, është se çfarë ndodh me vagjinën – nuk është e rrallë që femrat shqyhen gjatë lindjes, ndërkaq brengosen se a do t’u duket ndonjëherë vagjina si më parë.

Mesatarisht, diametri i kokës së të porsalindurit është 11,4 centimetra, ndërsa diametri mesatar i vagjinës është midis 2,1 dhe 3,5 centimetra. Pikërisht kjo është arsyeja përse shumica e femrave frikësohen nga lindja.

“Vagjina pas lindjes mund të jetë pak e lëshuar, e butë dhe “më e hapur”. Gjithashtu, është e mundshme të keni hematoma dhe që vagjina të jetë e ënjtur. Kjo është normale dhe do të tërhiqet disa ditë pas lindjes, thotë dr. Sohier Elneil.

-Advertisement-

“Vagjina juaj me siguri kurrë nuk do të duket identike si para lindjes, mirëpo kjo nuk do të duhej t’ju paraqesë problem. Gjithmonë propozojmë ushtrime për forcim të fundit të komblikut, të cilat quhen ushtrime të Kegelit, në mënyrë që të pengohet inkontinencioni’.

Ekspertja thekson që disa shtatzëna vërejnë që vagjina u është e thatë pas lindjes.

“Kjo nuk është e pazakonshme për shkak të ënjtjes dhe dhembjeve, të cilat i ndiejnë nënat pasi të lindin fëmijën. Mirëpo, kjo zakonisht shërohet gjashtë deri në 12 javë pas lindjes. Kur të pushoni të ushqeni beben me gji dhe kur menstruacionet sërish t’ju jenë të rregullta, niveli i estrogjenit në trup do të kthehet në nivelin e paralindjes. Nëse keni probleme me vagjinën e thatë, kjo gjë do të duhej të përmirësohej”:

Ekspertja thekson që është mirë të filloni të bëni ushtrime për forcimin e muskujve të komblikut para shtatzënisë.

“Thjesht, tendosni dhe lironi muskujt, sikur provoni të pengoni veten të urinoni”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera