Sport

Si ndodhi vdekja e Maradonës?

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 25 November 2020

Bota e sportit veçanërisht e futbollit është shokuar. Lajmi për vdekjen e legjendës Diego Armando Maradona ka prekur të gjithë.

I vogël e i madh kanë reaguar në forma të ndryshme përmes rrjeteve sociale, duke ndjerë keqardhje për humbjen e ‘10-shit’ të famshëm të Argjentinës.

Maradona javën e kaluar iu nënshtrua një operimi në tru dhe mjekët kishin raportuar se gjithçka kishte shkuar mirë.

-Advertisement-

Por gjendja e tij u përkeqësua sot derisa ai pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e tij.

Dhjetëra punëtorë shëndetësor ndodhen tani në vendin e ngjarjes dhe pritet nga momenti në moment që të konfirmohet edhe nga mjeku vdekja e Maradonës.

Gjatë 10 viteve të fundit, i ndjeri ka pasur probleme të ndryshme shëndetësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera