Fokus

Si ndodhi mrekullia, e komandanti i Ushtrisë së Kosovës, Rrahman Rama, për pak nuk u vra nga ushtria serbe

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 05 October 2019

Tani, është komandant dhe njeriu më i rëndësishëm në ushtrinë e Kosovës.

Por, Gjenerali Rrahman Rama, pjesë e ushtrisë ishte edhe kur Kosova nuk ishte e pavarur.

Rama, ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

E në një intervistë n’Konak, emision i gazetës inFokus, Rama tregon një rast shumë interesant, kur për pak sa nuk u vra nga ushtria serbe dhe shpëtoi mrekullisht.

“Kemi pas në atë pjesën ku kemi qenë në pjesën afër fshatit tim, për 27 ditë kemi pas granatime, isha me makinë e lëvizshim nga një njësi në tjetrën, kanë gjujtë me mina-hedhës e nuk e di qysh kam dal prej makine, edhe këso kanale të traktorëve, shakta, kur jam zgjuar pas nja dy ore e kam pa vetën në kanal e nuk e di se ku, shumë ngushtë, nuk kom mujt me imagjinu se qysh kam ra në atë kanalin aty, e të gjithë kanë menduar që unë e kreva në atë kuptimin, po varet prej dikujt tjetër”

Ndërsa, gjatë asaj kohe, Rama tregon edhe për një moment tjetër interesant e me shumë peshë.

“Rasti i kapjes së 8 ushtarëve në ZOSH, kur i kemi arrestuar në njëfarë forme 8 ushtarët serb të asaj kohe e ndërrimi me 9 ushtarë të UÇK-së ka qenë moment sfidues e i vështirë, me presionet nga faktori ndërkombëtar e ndërmjetësimi i tyre që ka qenë mes nesh e forcave serbe, e presionet, por që në fakt nuk kemi lshu pe dhe kemi arritur që njëfarë forme është datë e kohë historike që ne jemi njoft Serbia na ka njoft si ushtri e Kosovës në atë kohë sepse ne kemi ndërruar robër të luftës, kanë pranu me i shkëmby pengjet./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera