Lajme

Si ndodhi bastisja në zyrat e veteranëve, Klinaku flet në Frontal

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 28 September 2020

Sekretari i OVL-UÇK’së, Faton Klinaku i ftuar në emisionin Frontal në T7 ka folur lidhur me aksionin e EULEX’it në zyrat e veteranëve, raporton Gazeta Express.

Në T7, Klinaku ka thënë se krejt aksioni ka qenë skenar i planifikuar nga EULEX’i.

“Eulexi, i kanë planifikuar skenarët e tyre. Kemi dëgjuar disa zhurma kur kam dal në korridor i kam pa shkallët e mbushura me Policë të Eulexit. 1 orë e gjysmë kam qëndruar jashtë, nuk më kanë leju me hy brenda. Vonë më ka thirre Gucati, të shkoj lart, dhe të autorizohem nga ai të jem prezent në bastisjen e zyrave. Sic e kemi pa në një video incizim, e kemi pa që pastaj i kanë nxjerrë të gjithë punëtorët, dhe Gucati ka mbetur i vetëm me ata, kur kam shkuar lartë e kam pa që ka fletë arrest dhe do ta dërgojnë në Hagë, dhe më ka lejuar mu të qëndroj aty dhe Tomë Gashi erdhi pastaj”, ka thënë ai.

-Advertisement-

“Eulexi më kërkoi ta thërras edhe Nasimin në telefon, dhe i kanë thënë duhet të jesh prezent gjatë bastisjes, ai ka thënë më duhet 2 orë , dhe ta kanë thënë që është orë e gjatë. Un kam kërkuar edhe një urdhëresë tjetër për bastisje, ajo erdhi nga Gjykata nga Haga”, shtoi Klinaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera