Si ndodhi aksidenti në Kroaci ku vdiqën 10 kosovarë, Prokuroria del me detaje të reja
Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 19 January 2022
Prokuroria në Slavonski Brod të Kroacisë ka ngritur aktakuzë kundër shoferit të autobusit që u aksidentua më 25 korrik të vitit të kaluar, ku mbetën të vdekur 10 kosovarë.
Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së shoferit.
“I akuzuari 52-vjeçar akuzohet se me datë 25.07.2021 rreth orës 6 ka vozitur autobusin Setra me targa të Kosovës në korsinë e djathtë në drejtim të lindjes, gjegjësisht në korsinë jugore të autostradës A3, afër Sibinjit: 15, në kundërshtim me dispozitat e nenit 47 paragrafi 2 i Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor. Ai akuzohet se, duke besuar në mënyrë të pakujdesshme se nuk do të rrezikonte përdoruesit e tjerë të rrugës, është kthyer nga pjesa e pasme e autobusit ku ka dëgjuar zhurmë, kështu që nuk ka mundur të ndiqte situatën e trafikut para tij apo drejtimin e autobusit”, raporton Index.hr ,transmeton Express.
Tutje, bëhet e ditur se shoferi i autobusit nga Kosova akuzohet se më pas ka marrë kthesën majtas dhe ka frenuar, gjë që ka shkaktuar rrëshqitje dhe përmbysje të autobusit.
“Ai akuzohet se më pas ka marrë kthesën majtas dhe ka frenuar, gjë që ka shkaktuar rrëshqitje dhe përmbysje të autobusit, me ç’rast dhjetë pasagjerë kanë mbetur të vdekur dhe njëmbëdhjetë janë lënduar rëndë në vendngjarje si pasojë e lëndimeve të shumta të rënda”, ka njoftuar Prokuroria.
Ndryshe, shoferi fillimisht ishte ndaluar për një muaj paraburgim nga Gjykata në Slavonski Brod, ndërkaq paraburgimi i ishte zgjatur deri më 22 nëntor.
Ai më pas është liruar për t’u mbrojtur në liri.
Të tjera
-
Raporti 24 orësh i Policisë: Shqiptohen afër 1700 gjoba, arrestohen 17 persona
Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se...
-
Bedri Hamza premton grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%
Bedri Hamza përmes një postimi, ka treguar se sot do të ketë takime me biznes...
-
”Besim, shpresë dhe një entuziazëm”, Ferat Shala ndan pamje nga mbështetja e madhe që po merr në tubimet zgjedhore
Kandidati për deputet me numër 16 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...
-
Vdes një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet
Policia ka njoftuar se po e heton vdekjen e një burri në Prishtinë. Trupi ...
-
Ia grabisin paratë dhe largohen, arrestohet një i dyshuar në Prishtinë
Një grua nën kërcënimin e armës dy të dyshuar ia kanë grabitur një shumë të p...
-
Burri rrạh gruan në Skenderaj, dërgohet në mbajtje
Një burrë është arrestuar në Skenderaj pasi që i njëjti e kishte sulmuar ...
-
Më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të tjerëve
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 27 janarin 2025 për mbajtjen e shqy...
-
Fushata e politikanit gjerman habit të gjithë: Kam vendosur të mësoj shqip
Tabloidi gjerman BILD i ka kushtuar vëmendje fushatës që po bën politikani i ...
-
Arrestohen dy persona për kanosje, dëmtim të pasurisë dhe mbajtje të armëve
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për kanosje, asgjësim apo dëmtim të...
-
Vetura e Policisë përfshihet në një aksident në Drenas, ka të lënduar
Një veturë e Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident trafiku me n...
-
Këto janë vendimet që mori Trump, me të nisur mandatin
Presidenti i 47-të i SHBA-së, Donald Trump, mori zyrtarisht mandatin e tij të...
-
Një kontingjent i FSK-së, pjesë e ushtrimit “Winter EX 2025”
Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i është bashkuar forcave partne...