Si ndikon mbipesha tek diabeti dhe dhjamosja e mëlçisë
Autori: Gazeta inFokus 08:41 | 31 December 2021
Obeziteti është kthyer në një epidemi që ka një efekt domino në shëndetin e gjithëkujt. Një nga rreziqet që i kanosen njerëzve nga obeziteti është dhjamosja e mëlçisë e cila mund ta dëmtojë atë ose mund të nxisë shfaqjen e kancerit.
Dhjamosja e mëlçisë ka lidhje të forta me obezitetin, diabetin e tipit 2, tensionin e lartë të gjakut dhe nivelin jo normal të lipideve në gjak. Studimet më të fundit paralajmërojnë se diabetikët janë njerëzit më të rrezikuar nga komplikacionet me mëlçinë.
Shkaqet e Dhjamosjes së Mëlçisë
Dhjamosja e mëlçisë mund të ndodhë si pasojë e pirjes së tepërt të alkolit por edhe të mbipeshës. Depozitat e mëdha dhjamore nxisin inflamacionin, dëmtojnë qelizat e mëlçisë, shkaktojnë cirrozë e deri në tumor. Tek diabetikët, këto depozita dhjamore shkaktojnë probleme madhore që shtrihen përtej mëlçisë e deri tek veshkat e truri.
Rënia Nga Pesha Për Shëndetin e Mëlçisë
Të dhënat, pohojnë se ndryshimet në stilin e jetesës mund të zbusin ndjeshëm rrezikun e komplikacioneve të mëlçisë. Rënia nga pesha është e rëndësishme dhe e domosdoshme. Diabetikët dhe njerëzit e prekur nga dhjamosja e mëlçisë duhet të humbasin të paktën 5 përqind të peshës së trupit për të pastruar disi mëlçinë nga këto depozita. Pra nëse një person peshon 90 kilogramë, ai ose ajo duhet të humbasë të paktën 4.5 kilogramë nga pesha.
Regjimi Mesdhetar Për Një Mëlçi Të Shëndetshme
Sipas ekspertëve, rënia nga pesha mundësohet nga aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme. Një nga regjimet më të mira për njerëzit që kanë probleme me mëlçinë është ai Mesdhetar. Ky regjim rekomandon ngrënien e shumë frutave, perimeve, arrorëve, farave, drithërave të plota, peshkut dhe vajit të ullirit. Sa i përket aktivitetit fizik, ekspertët këshillojnë aerobinë dhe trajtimet që stimulojnë rezistencën e njeriut./AgroWeb
Të tjera
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
Osmani kujton mas*akrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, ...
-
Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, ambasada jep detaje për agjendën e tij
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndër...
-
Kurti sot takohet me studentët romë, ashkali dhe egjiptianë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët ...
-
“Tërhiqet” ushtria serbe nga Presheva
Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komuna...
-
Ministri i Mbrojtjes i Italisë vjen në Kosovë
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, do të qëndrojë në Kosovë gjatë ...
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme godasin Greqinë
Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite vo...
-
Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita
Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë ...
-
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kër...
-
Po shkonin në një konferencë që mbahej për Pashkët, autobusi bie nga shkëmbi, vdesin 45 pasagjerët! Shpëton mrekullisht vajza tetë vjeçare
Dhjetra besimtarë vdiqën pasi një autobus që shkonte për në një konferencë të...
-
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër Kryetarja e Forumit të G...