Si ndikon cilësia e gjumit në shëndetin tuaj
Autori: Gazeta inFokus 07:22 | 10 January 2024
Trupi juaj e përdor gjumin për të forcuar sistemin imunitar, për të përpunuar informacionin dhe për të rimarrë energji para se të fillojë një ditë e re.
Por çfarë ndodh kur nuk flini aq sa duhet ose kur nuk bëni një gjumë të qetë? AgroWeb.org ju tregon më poshtë se si gjumi ndikon në shëndetin tuaj.
Dobëson sistemin imunitar
Imagjinojeni sistemin tuaj imunitar si një ushtri, gjithmonë në gjendje t’ju mbrojë nga forcat e liga (infeksionet dhe sëmundjet).
Ashtu si një ushtri, sistemi juaj imunitar ka nevojë për kohë për të ndërtuar mbrojtjen e tij. Kur flini, sistemi juaj imunitar përgatitet për “luftë” duke prodhuar substanca (antitrupa dhe citokina) që ndihmojnë në luftimin e infeksioneve ose sëmundjeve.
Gjumi i pamjaftueshëm dobëson sistemin tuaj imunitar duke mos e lejuar atë të krijojë mbrojtje të mjaftueshme.
Probleme me frymëmarrjen
Apnea obstruktive e gjumit është një çrregullim i frymëmarrjes gjatë natës që mund t’ju privojë nga gjumi.
Privimi nga gjumi mund t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj gripit ose ftohjes së zakonshme, si edhe mund të përkeqësojë sëmundjet ekzistuese.
Probleme me zemrën
Kur bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës, gjumi i tepërt ose i pamjaftueshëm, mund të ketë një efekt negativ në shëndetin tuaj kardiovaskular.
Rritet rreziku ndaj kancerit
Një studim i vitit 2015 zbuloi se mungesa e gjumit lidhet me rritjen e rrezikut të disa llojeve të kancerit, si kanceri i prostatës, kanceri i gjirit dhe kanceri i gojës. Rekomandohet të flini të paktën 7 orë çdo natë në mënyrë që të qëndroni të shëndetshëm.
Rritet rreziku ndaj diabetit
Mungesa e gjumit parandalon trupin tuaj të çlirojë mjaftueshëm insulinë, një hormon që ul nivelet e sheqerit në gjak.
Kjo mund të shkaktojë rritjen e niveleve të sheqerit në gjak, gjë që mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.
Probleme me të menduarin
Nëse nuk flini mjaftueshëm, mendja juaj mund të turbullohet, gjë që mund të çojë në probleme me kujtesën, arsyetimin, reagimin, madje edhe me krijimtarinë tuaj.
Shtim në peshë
Duke qenë se gjumi ndikon në prodhimin e hormoneve që kontrollojnë urinë dhe ngopjen, mungesa e tij mund të shkaktojë uri në orët e vona të natës.
Probleme me lëkurën
Studime të ndryshme kanë treguar se gratë që nuk flinin mjaftueshëm ose që bënin një gjumë të keq, kishin shenja më të dallueshe të plakjes së lëkurës.
Ndikon tek hormonet
Gjumi ka një ndikim të madh edhe në prodhimin e hormoneve, për shembull, prodhimi i testosteronit kërkon të paktën 3 orë gjumë të pashqetësuar.
Ndikon tek humori
Gjumi i pakët mund të dëmtojë gjendjen tuaj mendore dhe emocionale, duke ju bërë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të humorit.
Kur lihet i patrajtuar, privimi nga gjumi madje mund të bëjë që ju të shihni ose dëgjoni gjëra që në të vërtetë nuk ekzistojnë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...