Lifestyle

Si ndikojnë menstruacionet në karrierën e një gruaje?

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 15 May 2018

Shumë gra nuk do të befasohen nga rezultatet e një anketimi të BBC-së ku më shumë se gjysma e grave punëtore kanë thënë se kanë përjetuar dhimbje menstruale, e cila ka ndikuar në aftësinë e tyre për ta kryer detyrën e caktuar.

Por, përderisa disa gra raportojnë për ‘harxhim të energjisë dhe motivimit’ gjatë menstruacioneve, disa tjera thonë se performojnë më mirë në detyrat fizike dhe mendore gjatë asaj periudhe të muajit, transmeton Telegrafi.

Kjo mund të jetë për shkak të variacioneve në të cilat gratë reagojnë ndaj ndryshimeve hormonale gjatë ciklit mujor. Përderisa detyrat intelektuale – si kompletimi i një enigme logjike apo kryerja e një testi të inteligjencës – varen nga qarqet elektrike në tru, ajo se sa mirë performojnë neuronet kryesisht varet nga “fuqizimi hormonal” i cili i rrethon ato.

-Advertisement-

Estrogjeni dhe progesteroni – hormonet femërore të seksit – mund të ndryshojnë sistemin e trurit, duke ndikuar në motivimin dhe atë se sa të mprehtë ndjeheni, por kjo nuk është e parashikueshme pasi që disa gra ndjehen më së miri pas një jave që i kanë përfunduar menstruacionet, përderisa disa tjera ndjehen njësoj.

Normalisht, dhimbjet menstruale ndikojnë edhe në aftësinë mendore – arsye tjetër se përse është ide e mirë që kompanitë ta fusin në fuqi pushimin menstrual.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera