Lajme

Si mendon Kurti që të gjashtëfishojë numrin e inspektorëve?

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 29 August 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të thirrur pas mbledhjes urgjente me Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të numrit të madh të vdekjeve si shkak i koronavirusit, ka thënë se do të punësojë edhe 85 inspektorë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe do zgjasë orarin e policisë nga 8 në 12 orë.

Kurti ka thënë se do të jenë të pakompromis në zbatimin e masave për parandalimin e transmetimit të koronavirusit, shkruan Gazeta Express.

Ai ka treguar edhe si do të shtohet numri i inspektorëve të AVUK-ut brenda një kohe të shkurtër.

-Advertisement-

Ai ka thënë se kete javën është shkarkuar zëvendës kryeshefin e kësaj agjencie dhe se është emëruar ushtruesi i ri i detyrës që do të ndihmojë në shtimin më të shpejtë të këtij numri.

“E dini që të premten, pra pardje, e kam liruar nga detyra zv. kryeshefin e AVUK-it dhe pozita e tij ka qenë e paligjshme. Kemi ushtrues të ri të detyrës dhe ne e kemi bërë përzgjedhjen tashmë dhe kemi listën me emra”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera