Lifestyle

Si mendojnë femrat dhe meshkujt për seksin, çfarë na ndan dhe çfarë na bashkon

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 17 November 2020

Femrat kërkojnë lidhje emocionale për të kryer marrëdhënie seksuale

Femrat duan të ndjejnë sigurinë e të qenit e dëshiruar dhe e dashur, në mënyrë që të kryejnë marrëdhënie seksuale. Që në një moshë fare të re, femrat mësohen se seksi i përket një marrëdhënie dashurore. Në njëfarë mënyrë, femrat mësohen se në fillim vjen dashuria e më pas seksi. Gjeni princin e kaltër dhe jetoni të lumtur përgjithmonë. Kjo përrallë nuk qarkullon fare në mendjen e meshkujve, kështu që për ta seksi nuk është i mbushur me pritshmëri.

Meshkujt krijojnë lidhje emocionale nga seksi

-Advertisement-

Në përgjithësi meshkujt dëshirojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale, për të arritur afrimitet emocional. Meshkujt nuk janë mësuar me idenë se seksi ndodh në një histori dashurie, që do të thotë nuk ka përse të lindë më përpara afrimiteti emocional.

Femrat duan të flasin pas një zënke

Femrat kanë nevojë ta zgjidhin konfliktin tërësisht, përpara se të vazhdojë dhe të kryejnë marrëdhënie. Duan të ndjejnë që konflikti në këtë lidhje është minimal dhe i menaxhueshëm. ë. Kur ndjehet e sigurt duke biseduar dhe përkëdhelet, atëherë është e hapur ndaj seksit të ngadaltë, pasionant dhe përkujdesës.

Meshkujt duan të kryejnë marrëdhënie seksuale pas një zënke

Kjo është ajo çfarë njihet si sindroma e Tarzanit. Shumë thjeshtë: Pas një zënke meshkujt eksitohen më shumë dhe duan ta pushtojnë femrën e tyre , duke kryer me të marrëdhënie seksuale.

Femrat fantazojnë për partnerët e tyre

Në vend që të fantazojnë për meshkuj të ndryshëm, femrat pëlqejnë të fantazojnë për role të ndryshme me partnerët e tyre.

Meshkujt fantazojnë për partnere të ndryshme

Sipas një psikologu, meshkujt kanë dëshirë të kryejnë marrëdhënie me femrën që dashurojnë, por ndonjëherë u pëlqen ndonjë vajzë e keqe ose dhe dy.

Femrat mendojnë disa herë për seksin

Mesatarisht, femrat mendojnë 10 herë në ditë për seksin dhe për ushqimin 15 herë. Kështu që mëndja e një femre është më shumë e përqendruar se çfarë do të bëjë për darkë, sesa çfarë do të bëjë me partnerin.
Pse femrat mendojnë më shumë për ushqimin sesa për seksin? Mos harroni çfarë thamë më sipër për ndjenjat e femrave që duhen ndezur.

Meshkujt mendojnë më shumë për seksin

Meshkujt mendojnë për seksin mesatarisht 19 herë në një ditë, sipas një studimi të Universitetit të Indiana. Arsyeja për këtë? Meshkujt biologjikisht janë të programuar për të dëshiruar seksin bazuar në shqisat e tyre dhe sidomos në atë të shikimit. Për këtë arsye, meshkujt shpesh stimulohen nga femrat e bukura, parfume, veshje, manikyri, flokët e gjatë .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera