Si manifestohet koronavirusi tek personat që infektohen për së dyti?
Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 14 July 2020
Një hulumtim italian, i botuar së fundmi në revistën prestigjioze ‘BMJ Global Health’, po bën të ditur se imuniteti i fituar jo vetëm që nuk mund të jetë mbrojtës, por madje mund të jetë kundërproduktiv, pasi në rast të riinfektimit, sëmundja shfaqet me simptoma më kërcënuese për organizmin.
Tema e jetëgjatësisë së antitrupave anti-Covid po studiohet në të gjithë botën, por deri më tani askush nuk ka kuptuar vërtetë nëse infeksioni i ri nga koronavirusi jep imunitet të përhershëm, ose nëse ekziston rreziku për t’u infetkuar përsëri, transmeton lajmi.net.
Puna e sapo botuar është rezultat i bashkëpunimit midis studiuesve të Universitetit të Treviso dhe studiuesve të Shkollës së Higjienës në Londër. Luca Cegolon, epidemiolog në Spitalin e Treviso, thotë se “u frymëzuan për këtë hulumtim duke vëzhguar ecurinë e sëmundjes, në veçanti transmetueshmërinë e lartë dhe shkallën e rasteve të rënda në përgjithësi në mesin e punonjësve shëndetësorë, si në Itali ashtu edhe në Kinë, sikurse ishte rasti i tridhjetë vjeçarit mjek kinez nga Wuhani, i cili dha i pari alarmin për Covid”.
Rreziku i ulët i Covid-19 tek fëmijët më pak se 10 vjeç gjithashtu bëri që studiuesit të reflektojnë. “Fëmijët kanë më pak antitrupa sesa të rriturit dhe të moshuarit, pasi i ekspozohen më pak agjentëve infektues gjatë jetës së tyre ende të shkurtër dhe kjo mund të jetë shpjegim se pse ata janë më të mbrojtur”, vërejti Cegolon.
Sars-Cov2 i përket familjes së koronaviruseve. Të gjithë virusët e kësaj familjeje shkaktojnë ri-infeksione, pavarësisht të ashtuquajturit imunitet humoral, saktësisht imuniteti që fitohet kur zhvillohen antitupat, sipas autorit të studimit Cegolon. Për llojet më të rrezikshme të koronavirusit, Mers-CoV dhe Sars-CoV, është identifikuar dhe njohur një fenomen imunologjik i njohur si ‘Enhancement’ i varur nga antitrupat (Ade), i shkaktuar nga ri-infektimet.
“Në praktikë – shpjegon tutje epidemiologu – jo vetëm që imuniteti i fituar nuk duket se na mbron kundër ri-infektimit me Covid-19, por madje mund të kthehet në një bumerang, duke bërë aleancë me infeksionin për të lehtësuar hyrjen e tij në qelizat njerëzore duke shkaktuar tashmë një reaksion të rëndësishëm inflamator në organizëm”. Në praktikë, nëse do të kishte një valë të re shpërthimi të Covid-it, një person që është infektuar në muajin mars p.sh, mund të riinfektohet përsëri. Një studim kinez i botuar në ‘Nature Medicine’ tregoi një rënie të shpejtë të niveleve të antitrupave (2-3 muaj pas shërimit) në plazmën e dy pacientëve simptomatikë dhe atyre me simptoma të buta ose asimptomatikë.
“Si në Itali ashtu edhe në Britaninë e Madhe – vazhdon Cegolon – janë ende duke u kryer studime serologjike për të verifikuar nëse antitrupat mbrojnë nga infeksioni apo jo. Këto janë studime që përqendrohen kryesisht tek punonjësit e frontit të parë sepse virusi përhapet më shumë dhe më shpejtë në ambiente të mbyllura“
“Parandalimi është gurthemeli i të gjithë kësaj”, shqyrton tutje Cegolon. “Tani që falë temperaturave të larta dhe lagështirës, përhapja e virusit është ngadalësuar, ne duhet të përfitojmë mundësinë që të përmirësojmë imunitetin e lindur dhe për të pajisur veten për stinën e vjeshtës me ndërhyrje farmakologjike që mund të mbrojnë dyert hyrëse të Covid-19, siç është, për shembull, hunda” .
Të tjera
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...