Lajme

Si krenohet Petkoviqi pas marrëveshjes në Bruksel dhe çfarë thotë për Kurtin?

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 30 September 2021

Shefi i delegacionit të Serbisë për bisedimet në Bruksel, Petar Petkoviq, është shprehur i kënaqur me arritjen e marrëveshjes lidhur me targat.

Ai ka thënë se që sot nis epoka e përmbushjes së të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel nga të dyja palët.

“Duke nisur nga marrëveshja për targat, ajo për Bashkësinë e Komunave Serbe do të jetë temë në takimin e ardhshëm”, ka thënë Petkoviq.

-Advertisement-

“Pas dy ditësh të vështira negociatash, arritëm marrëveshje me të cilën jemi të kënaqur”.

“Nga sot nis epoka e përmbushjes së të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel prej kohësh dhe ky është realitet që Albin Kurti duhet ta pranojë sa më parë që të jetë e mundshme”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera