Sport

Si ka arrit klubi i Dritës ti paguaj futbollistët gjatë pandemisë? Flet drejtori gjeneral, Feti Murseli

Autori: Erion Maliqaj 23:02 | 21 May 2020

Klubi i Dritës edhe gjatë kohës se pandemisë i ka paguar me kohë futbollistët e vet, shkruan Gazeta inFokus.

Gjilanasit edhe pse i ka prekur financiarisht kriza e shkaktuar nga Covid-19, ata ia kanë dalur që ti kryejnë me rregull obligimet ndaj lojtarëve.

Drejtori gjeneral i Dritës, Feti Murseli në emisionin më të ri sportiv në Kosovë “Sporti n’Fokus” ka treguar se si ia kanë dalur që mos ti len pa paga futbollistët në këtë kohë pandemie.

-Advertisement-

Kriza financiare normalisht i ka prek edhe bizneset e presidentëve tonë që jetojnë dhe veprojnë jashtë shtetit, por duke marrë parasysh që ne kemi bërë me herët aranzhimin e buxhetit për tan vitin, kemi kaluar besoj mirë, për klubet tjera nuk e di sa kanë qenë të sakta apo jo. Është mund të them edhe traditë apo e vazhdojmë na që çdo fund muaj d.m.th. pa filluar muaji i ardhshëm, lojtarëve i rrimë mbrapa me paga dhe besoj që do të vazhdojmë edhe deri në fund të kampionatit”, ka deklaruar Murseli.

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë të “Sportit n’Fokus”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera