Si jeni në shtrat sipas muajit të lindjes?
Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 16 June 2021
Nëse keni pyetur ndonjëherë se njerëzit e lindur në dhjetor a janë më çuditshëm se të lindurit në korrik apo anasjelltas, ju kemi gjetur përgjigjet.
Janari
Të gjithë të lindurit në janar janë të prirur të jenë më konspirativë kur është fjala për t’u lidhur me dikë. Por sa herë ata nisin të pëlqejnë dikë, janë mjaft këmbëngulës dhe bëjnë gjithçka për ta bërë për vete. Të lindurit në këtë muaj kanë shenja ndonjëherë edhe të çuditshme. Nëse bashkohen me të lindurit e nëntorit, lidhja intime është ideale.
Shkurt
Të lindurit e muajit shkurt janë aventurierë. Ata janë tepër pasionantë dhe të ndjeshëm, por ama me ta duhet të punosh shumë. Duart e tyre janë të fokusuara në gjëra të mëdha, por nëse përpiqesh vërtet t’i prekësh emocionalisht, luftën e ke të fituar. Shpeshherë e kanë të vështirë për t’u lidhur emocionalisht, nuk është se nuk janë emocionalë, vetëm se duhet të punosh shumë me ta.
Marsi
Të lindurit e marsit adhurojnë të kalojnë kohë në shtrat. Seksi për ta është mjaft intensiv dhe i shijshëm, sepse ata kanë prirjen t’i japin partnerit gjithçka kanë dhe munden, duke e kaluar intimitetin në një nivel shumë të lartë përjetimesh shpirtërore.
Prilli
Të lindurit në muajin prill janë shumë të pavaruar, por kur është fjala për marrëdhëniet seksuale ata japin gjithçka kanë. Janë mjaft pasionantë, sepse udhëhiqen nga planeti Marsi, por nëse seksi për ta ka mbaruar, ka mbaruar vërtet. Seksi për ta është intensiv, i fuqishëm dhe shumë cilësor.
Maji
Të lindurit në muajin maj preferojnë një seks të qetë, të rehatshëm dhe të ngrohtë emocionalisht. Ata preferojnë që marrëdhënia me partnerin të jetë sa më e sofistikuar, në një shtrat të rehatshëm dhe në një ambient të bukur e të qetë.
Qershori
Të lindurit në këtë muaj janë gjithashtu intensivë. Duan të provojnë gjithçka, çdo pozicion të mundshëm, çdo gjë që lidhet më intimitetin dhe që ata mund ta eksplorojnë. Nëse je duke kërkuar dikë sa intensiv, aq edhe të gatshëm për intimitet, personat e qershorit do të gjejnë zgjidhje.
Korriku
Seksi më personat e lindur në korrik duhet të jetë patjetër i thellë dhe shumë emocional. Pa u ndier të sigurt dhe të lidhur ngushtë me dikë, ata nuk e hedhin hapin tjetër. Por, pasi sigurohen dhe ndihen të vlerësuar, janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për partnerin e tyre.
Gushti
Të lindurit e muajit gusht mund të jenë ose ekstremisht egoistë, ose ekstremisht bujarë. Ata duan të sigurohen që parneri i tyre ka gjithçka i nevojitet, sepse në të kundërt e lënë dhe flenë me dikë tjetër për një natë, më pas “harrojnë” gjithçka. Urrejnë t’u tregosh se çfarë duhet të bëjnë, sepse egoja e tyre preket shumë lehtë, aq sa bëhen të padurueshëm.
Shtatori
Janë tepër pasionantë, por gjithmonë në kontroll të emocioneve të tyre. Kështu që, kur vjen puna tek seksi, u duhet pak më tepër punë t’i lëshojnë emocionet e tyre dhe ta shijojnë atë plotësisht. Nuk priren të bien lehtë në tundim, por, kur arrijnë në këtë pikë, nuk ka gjë që nuk e bëjnë.
Tetori
Të lindurit e tetorit adhurojnë të pikturojnë një situatë pasionante dhe romantike. Pas kësaj, vdesin të të tregojnë si është dhe si ndihen. Imagjinojnë një situatë ideale të intimitetit të tyre, madje edhe ia shfaqin parnterit të tyre fantazitë. Dëshirojnë shumë që akti të zgjasë dhe të jetë sa më i ngadaltë dhe pasionant, edhe pse nuk është se pasionin e përjetojnë në mënyrën e duhur.
Nëntori
Të lindurit e nëntorit janë mishërimi i seksit pasionant. Ata adhurojnë ta zotërojnë parnterin e tyre dhe kërkojnë nga ai të bëjë të njëjtën gjë. Janë mjaft emocionalë, ndaj edhe priren të jenë të gatshëm të provojnë gjithçka, çdo pozicion dhe imagjinatë të mundshme, vetëm për ta përjetuar çdo formë dhe situatë me emocion.
Dhjetori
Të lindurit e dhjetorit janë shumë kreativë në shtrat. Ata dashurojnë të krijojnë histori dhe të luajnë role më partnerin e tyre. Edhe pse me ta është paksa e vështirë të lidhesh emocionalisht, seksi me ta është shumë argëtues.
Të tjera
-
Bulliqi pret në takim Gërvallën, diskutojnë për Podujevën
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim, ministren për ...
-
Përplasje e ashpër në Komisionin për Integrime, kërkohet dorëheqja e ministres Hajdari
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportu...
-
BE vendos sanksione ndaj katër kolonëve izraelitë
Katër kolonë ekstremistë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerus...
-
Dogana e Kosovës sekuestron mbi tre mijë mbrojtëse të telefonave me marka të falsifikuara
Njësitë e Doganës gjatë kontrolleve kanë arritur të parandalojnë futjen e...
-
Dyshohet për dhúnë në familje, IPK rekomandon suspendimin e një kapiteni policor
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë së Kosovës sus...
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, kritikohet Kurti për përçarje të shqiptarëve
Më 24 prill do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni...
-
“Rrenë e kulluar elektorale”, Haradinaj i reagon Qeverisë për autostradën e Dukagjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar nd...
-
SHBA vendos veto ndaj anëtarësimit të plotë të Palestinës në OKB
Më 18 prill, për shkak të votës veto të SHBA-së, projekt-rezoluta për t'i rek...
-
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e dy personave
Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët duke kërkuar bashkëpunim për gjetjen ...
-
Gjykata merr vendim për Akil Gjakoven, i ndalon afrimin ndaj bashkëshortës në distancë prej 50 metrash
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kë...
-
Lajçaku thotë se anëtarësimi në BE, është nxitja më e fortë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve siç ka Kosova dhe Serbia
Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë sot se perspek...
-
Ferizaj: Djali e rrāh babain, e sülmon me kubëz betoni dhe tenton ta godās me veturë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Ferizaj. Si rezultat i një mos...