Si i “zhduku” Hekuran Murati 24 mijë persona nga tregu i punës
Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 05 October 2021
Nga dhjetori i vitit të kaluar e deri në mars të këtij viti mbi 11 mijë persona kanë humbur vendet e punës.
Ndërkaq, numri i atyre që kanë humbur shpresat se mund të gjejnë punë në Kosovë është rritur, shkruan Gazeta Infokus.
Kjo po shihet si arritur e madhe për uljen e papunësisë nga Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti.
Madje ministri i Finacave, Hekuran Murati pati deklaruar se brenda një viti janë punësuar mbi 22 mijë persona.
Së fundmi, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat për tregun e punës për tremujorin e parë të këtij viti ku thuhet se është ulur papunësia në 25.8 për qind.
Por, e gjitha duket të jetë situatë reale vetëm në letër pasi të dhënat e të njëjtit institucion tregojnë për situatë të rëndë me punësimin në vend.
Madje, statistikat e papunësisë dhe punësimit, të prodhuara nga Agjencia e Statistikave, kanë ngjallur debat në mesin e ekonomistëve dhe personave që i përcjellin nga afër zhvillimet në ekonomi, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas tyre, ASK po përdoret nga qeveritë në vazhdimësi për manipulim me shifra të papunësisë. Kryesisht duke hequr nga tregu qytetarët aktiv dhe duke i futur në kategorinë e atyre jo aktiv.
Kjo duket të ketë ndodhur edhe në raportimin e fundit të ASK-së.
Nga 507826 qytetarë sa ishin aktiv dhe kërkonin punë në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, në periudhën janar-mars 2021, ky numër ka rënë në 483823 qytetarë.
Që i bie se 24003 qytetarë në bazë të statistikave nuk janë duke kërkuar punë dhe automatikisht kalojnë në kategorinë jo aktive.
Personat joaktivë konsiderohen edhe ata që nuk janë të punësuar dhe që nuk kanë qenë aktivë në kërkim të punësimit gjatë katër javëve të kaluara dhe/ose nuk janë të gatshëm të fillojnë punë brenda dy javësh.
E kjo kategori është rritur, shkruan Gazeta Infokus.
Nga 720382 persona sa ishin jo aktiv në dhjetor të vitit të kaluar, në fillim të këtij viti janë shtuar edhe 21524 persona.
Kështu, shkalla e jo aktivitetit ka shkuar në 60.5 për qind nga 58.7 për qind.
Gazeta Infokus ka krahasuar të dhënat e tremujorit të fundit të vitit të kaluar, duke marrë muajin dhjetor si referencë, me të dhënat e publikuara nga ASK për tremujorin e parë të këtij viti.
Këtu shihet se edhe numri i të punësuarve gjatë kësaj periudhe ka rënë.
Nga 370 897 persona sa ishin të punësuar në dhjetor, në periudhën kur raportohet për rënie të papunësisë ka rënie të punësimit për 11,730 persona./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...