Lifestyle

Si i zgjedhin meshkujt dashnoret e tyre?

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 19 November 2020

Vijat e fytyrës janë vendimtare për të marrë vendim që ndonjë femër është e përshtatshme për bashkëshorte apo për dashnore, ka treguar një hulumtim të cilin e ka bërë Universiteti Stirling.

Femrat me vija femërore të fytyrës, në rend të parë, zgjidhen për dashnore, ndërkaq i karakterizojnë eshtrat e vogla të nofullave dhe faqet e plota.

Pamja delikate lidhet me atraktivitetin, rininë dhe shëndetin e mirë, andaj fjala është pikërisht për nivelin më të lartë të estrogjenit.

-Advertisement-

Femrat e tilla janë veçanërisht joshëse për meshkujt të cilët tashmë kanë partnere, ka treguar hulumtimi i bërë pothuajse në katërqind persona.

Meshkujt të cilët veten e konsiderojnë atraktivë kanë afinitet më të madh ndaj fytyrave femërore, ndërsa femrat kërkojnë aventurë me meshkujt me vija të vrazhda të fytyrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera