Lifestyle

Si i shpenzojnë paratë të pasurit dhe super milionerët?

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 18 January 2019

Çfarë e rrëmben vëmendjen e njerëzve më të pasur në botë? Kush janë ata? Dhe nga kanë ardhur të gjitha këto para?

Numri i individëve të pasur dhe pasuria e tyre kolektive u rrit me rreth 2% vitin e kaluar, sipas një raporti të ri nga Wealth-X, një kompani që gjurmon pasurinë globale. Ishin rreth 23 milionë individë me vlerë të lartë pasurie në botë në 2018-ën, me një vlerë të kombinuar neto prej 62 trilionë dollarësh.

Shumica janë të vetëpunësuar dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara, dhe përbëjnë 40% të popullsisë së pasur të botës.

-Advertisement-

Edhe midis të pasurve, ka kategori për ndarjen e pasurisë, ku e para është ajo me vlerën e lartë neto dhe pastaj vlera ultra e lartë neto. Wealth-X ndjek individë me vlerë të lartë neto ose njerëz që kanë asete neto midis 1 milion dhe 30 milion dollarë. Shumica janë të grupuar në pjesën e poshtme, me gati 90% të individëve me vlerë të lartë neto mes 1 milion dhe 5 milion dollarë.

Individë me vlerë shumë të lartë neto konsiderohen të jenë ata që kanë pasuri më shumë se 30 milionë dollarë.

Por, për çfarë i shpenzojnë ata paratë e tyre?

Njerëzit më të pasur në botë dhurojnë shumë nga paratë e tyre.

Filantropia është një nga qëllimet kryesore të të pasurve, veçanërisht në mesin e ultra të pasurve, me 36% të të pasurve dhe 57% të super të pasurve që ekspozojnë bamirësinë si një prej interesave të tyre më prioritare. Për shumicën e individëve me vlerë të lartë neto të pasurisë ky mision është një përparësi.

Pas një rënieje në prag të krizës globale financiare, filantropia ka rikuperuar terren në botën e të pasurve. Megjithatë, të pasurit ende japin shumë më pak se njerëzit me mjete më të kufizuara, sipas raportit.

Vitin e kaluar super të pasurit krijuan disa dhurata të profilit të lartë. Për shembull, Jeff dhe MacKenzie Bezos dhanë 2 miliardë dollarë për “Day One Found” për të ndihmuar të pastrehët dhe Michael Bloomberg dha 1,8 miliardë dollarë për “Johns Hopkins University”, si ndihmë financiare.

Për super të pasurit e Amerikës, dhurimi i parave mund të ngadalësohet për shkak të shqetësimeve ekonomike dhe ndikimit të vendimit të 2017, “Tax Cuts dhe Jobs Act”. Legjislacioni rriti zbritjen standarde. Kjo, nga ana tjetër, pritet të zvogëlojë numrin e deklaratave tatimore duke specifikuar zbritjet për dhuratat bamirëse nga rreth 37 milionë para se ligji të hyjë në fuqi në rreth 16 milionë në vitin 2018, sipas Qendrës së Politikave Tatimore.

Shkaqet më të njohura të bamirësisë në mesin e të pasurve vitin e kaluar përfshinin ata që mbështesnin arsimin, shërbimet sociale, artin dhe kulturën, por dhe shëndetin.

Por bamirësia është e dyta në biznes midis pasioneve, interesave dhe hobeve të më të pasurve në botë.

Pas filantropisë, të pasurit janë të interesuar për financat, pasuar nga sportet dhe nga udhëtimet, sipas Wealth-X.

Duke gërmuar më shumë në përditshmërinë e tyre, për të zbuluar se cilët nga sportet dhe aktivitetet preferojnë të pasurit, listën e kryeson golfi, i ndjekur nga futbolli, skitë, basketbolli dhe bejsbolli. Studiuesit vunë në dukje se këto sporte pasqyrojnë ndikimin që SHBA ka mbi popullsinë me pasuri të lartë në botë.

Interesi për familjen, politikën, kafshët dhe gjuhët e huaja janë në fund të 20 vendeve të para.

Kush janë njerëzit më të pasur?

Shumica e të pasurve janë ende burra. Vetëm 16% e individëve me vlerë të lartë neto pasurie janë femra. Në mesin e njerëzve super të pasur, vetëm 14% janë gra.

Pak më shumë se 40% e tyre jetojnë në Amerikën e Veriut, ndërsa një e katërta jetojnë në Evropë dhe një pjesë tjetër në Azi. Shtetet e Bashkuara kanë individët me vlerë më të lartë pasurie, të ndjekur nga Kina, Japonia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

Dhjetë vendet e para përbëjnë ¾ e popullsisë globale me vlerë të lartë neto pasurie, dhe vetëm nën ¾ e pasurisë së përgjithshme me vlerë të lartë në vitin 2018.

Qyteti i Nju Jorkut ka njerëzit më të pasur krahasuar me çdo qytet tjetër në botë, megjithëse numri është zvogëluar me rreth gjysmë përqind në 2018. Megjithatë, me vetëm nën një milion individë me vlerë të lartë neto, popullsia e pasur e Nju Jorkut është 65% më e madhe se e qytetit të dytë më të pasur, që është kryeqyteti japonez, Tokio.

Hong-Kongu ka popullsinë më të madhe të banorëve super (ultra) të pasur, duke u bërë qyteti i parë që ka më shumë se 10,000 individë shumë të pasur pas Nju Jorkut që dominoi vitin e kaluar.

Por popullsia me vlerë të lartë të pasurisë neto në Hong Kong ra me më shumë se 11% në 2018, pjesërisht si rezultat i tregjeve në Hong Kong dhe Kinë që reaguan negativisht ndaj pasigurisë tregtare midis SHBA dhe Kinës.

Lista me vendet që parashikohen të kenë rritjen më të madhe të individëve me vlerë të lartë neto pasurie në pesë vitet e ardhshme përfshijnë Nigerinë, Egjiptin, Bangladeshin dhe Vietnamin.

Si i bënë paratë e tyre?

Sipas raportit, vetëm një përqindje e vogël e njerëzve më të pasur në botë trashëgoi të gjitha paratë. Shumica janë përgjegjës për krijimin e pasurisë në mënyrë autonome.

Gati 84% e individëve me vlerë të lartë pasurie kanë “ndryshuar” fatin e tyre. Vetëm rreth 5% kanë trashëguar plotësisht paratë e tyre dhe rreth 12% kanë një pasuri që kombinon pasurinë e trashëguar dhe të vetë-krijuar.

Një përqindje më e lartë e të pasurve kanë trashëguar pasurinë e tyre, me rreth 30% që kanë marrë një pjesë ose të gjithë pasurinë e tyre nga trashëgimia dhe 70% që e kanë krijuar pasurinë e tyre.

Raporti thekson se ndërkohë që pabarazia është rritur në dekadat e fundit, gjatë shekujve të fundit pasuria e trashëguar ka rënë dhe përqindja e individëve të pasur, fatet e të cilëve mbizotërojnë kryesisht nga zotësia personale, vazhdon të rritet.

Në mesin e industrive ku është përqendruar aktiviteti i më të pasurve, janë: Financa dhe biznesi; prodhimi; teknologjia; shërbimet e biznesit dhe ndërtimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera