Lajme

Si i sheh njohësi i fushës ndryshimet e CEFTA-s ndaj Kosovës dhe pse e vlerëson si sukses politik

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 09 October 2024

Nga sot Kosova nuk do të përfaqësohet më me emrin UNMIK në Marrëveshjen e Tregtisë të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), por se ajo do të përfaqësohet nga institucionet e saj.

Avokati i mirënjohur, Arsim Vranovci, njëkohësisht anëtar i Shoqatës Evropiane të Avokatëve(Association of European Attorneys), ka reaguar lidhur me këtë, duke e quajtur si një sukses politik.

Sipas tij nëntë marrëveshjet e reja të CEFTA-së përbëjnë lajmin më të mirë për qytetarët e vendeve të CEFTA-së pas një kohë të gjatë.

-Advertisement-

“Tregtia e lirë është garantuesi më i mirë i paqes së qëndrueshme mes kombeve. Ta kujtojmë thënien e ekonomistit të madh francez Frederic Bastiat i cili ka thënë para gati 2 shekujve se “nëse mallrat nuk i kalojnë kufijtë, ushtritë do t’i kalojnë ata”. Marrëveshjet e reja në kuadër të CEFTA-së shënojnë një progres të madh drejtë një tregu më të liberalizuar, lehtësim të lëvizjes së lirë në kuptim kostos për qytetarët e rezidentët e vendeve të CEFTA-së, rritje të efiçiences dhe zgjerim të mundësive për ofrim të mallrave e shërbimeve për konsumatorët në vendet e CEFTA-së”, kla thënë ai.

Për më tepër, sipas Vranovcit një nga marrëveshjet ka të bëjë me tregtinë online (e-commerce), marrëveshje kjo që i përgjigjet edhe transformimit të tregut në nivel global, duke e zgjeruar mundësinë për konsumatorët, që të blejnë mallra e shërbime me çmime konkurruese.

“Pra, përfitues janë edhe konsumatorët, edhe bizneset ngase tregjet për mallrat dhe shërbimet që i ofrojnë bizneset, zgjerohen ndjeshëm. Zgjerimi i CEFTA-së me marrëveshje të reja, forcon edhe fqinjësinë mes shteteve anëtare të CEFTA-së, kusht ky edhe për pranim në BE. Qasja në një treg të tillë, plus në tregun e BE-së përmes Marrëveshjeve bilaterale të Stabilizim Asociimit, rritë edhe mundësinë për tërheqje të investimeve në vendet e CEFTA-së”, ka thënë ai.

E qershia mbi tortë sipas tij ka qenë votimi në favor të kërkesës së Kosvës për largimin e UNMIK-ut nga marrëevshja CEFTA dhe përfaqësimi i Kosovës nga institucionet e saj. .

“Qershia mbi tortë për Republikën e Kosovës ka qenë edhe votimi në favor të kërkesës së Kosovës për largimin e UNMIK nga marrëveshja e CEFTA-së nga Komiteti i Përbashkët Special dhe tani e tutje, Kosova do të përfaqësohet nga institucionet e saj në kuadër të CEFTA-së. Pra, për Republikën e Kosovës, kjo paraqet edhe një sukses politik, duke e forcuar subjektivitetin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare. Urojmë që bashkëpunimi dhe liberalizimi i mëtejmë i tregut mes vendeve të CEFTA-së të vazhdojë”, ka thënë Vranovci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera