Lajme

Si i ngriti këmbët në tavolinë dhe cfarë tha për Kosovën Edi Rama sot në Bratisllavë

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 06 December 2019

Edi Rama ka nxitur reagime sot në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje dhe fotografie me këmbë mbi tavolinë teksa po përgatitetj për t’iu drejtuar ministrave të OSBE’së kryesimin e së cilës do ta marrë Shqipëria. Aty kryeministri shqiptar ua kujtoi vendeve anëtare pritjen që Shqipëria ua kishte bërë kosovarëve të dëbuar nga Serbia në vitin 1999.

Rama kishte shkruar në rrjetet sociale se është nder dhe përgjegjësi e madhe marrja e drejtimit të kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë dhe se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për vendin tonë që të shkëlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE.

E në fjalimin para ministrave, Rama ka përmendur edhe Kosovën në kontekst të asaj që Shqipëria i kishte strehuar rreth 500 mijë kosovarë gjatë vitit 1999 duke bërë edhe një paralele me strehimin e hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

-Advertisement-

OSBE është një organizatë me 57 vende anëtare e cila ka edhe një mision në Kosovë, por që si tërësi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për shkak të refuzimit të shumë anëtarëve përfshirë Serbinë, e cila sa herë që përmendet njohja e Kosovës në forumet e kësaj organizate proteston ashpër. Rama në fjalimin e tij nuk ka bërë ndonjë gafë të kësaj natyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera