Rozë

Si i kishte shkruar i fejuari i shoqes? Ngjarja interesante që Santiana ndan me banorët në Big Brother VIP Kosova

Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 16 November 2023

Disa nga konkurrentët së fundmi në Big Brother VIP Kosova 2 kanë folur për rrjetet sociale.

Ka qenë Santiana Maloku, e cila po qëndronte bashkë me Shqipen, Adrin dhe Lindën, ndërsa po flisnin për mesazhet që pranojnë nëpër platforma të ndryshme.

Lidhur me këtë, modelja nga Gjakova e ndau një rast interesant që i kishte ndodhur disa vite më parë.

-Advertisement-

Ajo tregon se i kishte shkruar i fejuari i shoqes së saj, ndonëse e kishte në ‘listën e bllokave’ në Snapchat.

“Çfarë rasti më ka ndodhur. Ishim me një dasmë me të dashurin tim dhe në tavolinë aty me disa shokë e shoqe. I dashuri i një shoqes time aty, unë si emër e kam njohur edhe si figurë, i fejuari”, u shpreh ajo.

Tutje, bukuroshja vazhdoi: “Kem në dasmë u kry ai muhabet, hy unë pas një kohe në Snapchat te lista e bllokave veç thash hajt të shoh, kur e kam parë emrin si me thënë Adri, edhe e dija se ka shkruar diçka që nuk është dashur, më moti. Veç i thash të dashurit tim, shikoje”.

Të tjerët më pas e pyetën se si kishte vepruar, teksa Maloku theksoi se nuk kishte bërë asgjë. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera