Si hyri Gruevski në Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 16 November 2018
Nga Shqipëria në Mal të Zi, ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka kaluar përmes pikës kufitare Hani i Hotit.
Këtë e konfirmon vetë Policia e Shtetit shqiptar por të njëjtën ende nuk e dinë se nga cila pikë kufitare është futur Gruevski në Shqipëri.
Duke qenë se karta e identitetit nuk figuron të jetë regjistruar në asnjë pikë kufitare që lidhin Shqipërinë dhe Maqedoninë, gazetari investigativ nga Shqipëria, Artan Hoxha, ka dyshime se si në Maqedoni poashtu edhe në Shqipëri, rrugët e arratisë Gruevskit ia kanë hapur njohjet e tij të vjetra si dhe ryshfetit.
Nga informacione të tij të brendshme Hoxha tregon se tani për tani policia shqiptare po kontrollon kamerat e sigurisë në të gjitha vendkalimet kufitare që lidhin Shqipërinë dhe Maqedoninë.
“Po shikohen të gjithë shtetasit e R.M-së që kanë hyrë në datat 10 dhe 11 nëntor, sepse dyshimet janë që nëpërmjet formave jolegale ai të mund të ketë kaluar nëpërmjet një marrëveshjeje verbale, nëpërmjet një ryshfeti, nëpërmjet një kontakti të mëparshëm të ketë kaluar në pikën e kalimit kufitar pa iu regjistruar karta e identitetit.
Kjo është një formulë që e përdorin zakonisht që kanë problematikë kriminale në Shqipëri ose që duan t’i shpëtojnë arrestimit në rastet ku ata janë në kërkim”, tha Artan Hoxha, gazetar investigativ.
Automjeti me të cilën ka kaluar në shtetin malazez është në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.
Duke qenë se hyrja e Gruevskit në Shqipëri nuk rezulton të jetë bërë në mënyrë ligjore, Hoxha thotë se kjo gjë implikon indirekt edhe personelin e ambasadës hungareze, sepse i ka dhënë ndihmë një personi që të hyjë ilegalisht në Shqipëri, gjë që përbën vepër penale për kalim të paligjshëm të kufirit.
Kur ka arritur në pikën kufitare Hani i Hotit, Gruevski ka paraqitur kartën e identitetit për të kaluar në Mal të Zi.
Këtë e konfirmojnë vetë autoritetet malazeze duke thënë se më 11 nëntor Gruevski ka hyrë në dhe po këtë datë ka dalë nga Mal të Zi.
Për arratinë e Gruevskit përmes Shqipërisë mbrëmë ka folur edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.
Sipas kreut të shtetit shqiptar shmangia nga drejtësia është e papranueshme dhe në një mënyrë është një pranim i fajësisë.
“Largimi i tij është edhe një marrje e fajësisë së tij, pavarësisht nga pretendimet që mund të paraqesë”, u shpreh Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Kur Gruevski ka bërë të gjitha këto lëvizje, data ka qenë 11 nëntor, ndërsa Maqedonia nuk kishte lëshuar fletarrest ndërkombëtar por vetëm nacional, gjë që ia ka lehtësuar ikjen.
Fletëarresti kombëtar autoritetet e vendit e lëshuan më 12 nëntor, ndërsa pasi Greuvski shkroi në Facebook se ka kërkuar azil politik në Hungari, Maqedonia më datë 13 nëntor lëshoi fletëarrest ndërkombëtar për ish-kryeministrin.
Të tjera
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha dhe Kryeshefin e IPK-së Kushtrim Hodaj me ekipet e tyre, Siç thuhet në komunikatë, në takim është diskutuar mbi bashkëpunimin mes dy agjencive dhe zbatueshmërinë e rekomandimeve të dalura nga inspektimet e IPK-së për Policinë e Kosovës. “Inspektorati Policor i Kosovës në bazë të mandatit të tij, vijon me inspektimet e rregullta dhe ato të jashtëzakonshme në Policinë e Kosovës përmes së cilave synon të kemi polici efikase, transparente dhe të përgjegjshme në detyrat e saj”, thuhet në komunikatë. Në këtë takim u diskutua niveli i zbatimit të rekomandimeve, sfidat si dhe strategjia e përbashkët për zbatimin e masave për përmirësimin e efikasitetit dhe performancës së policisë. “Ministri Sveçla përgëzoi dy institucionet për angazhimet e tyre deri më tani dhe ofroi mbështetjen e tij të vazhdueshme me qëllim të zbatimit të të gjitha rekomandimeve dhe përmirësimit të performancës së Policisë së Kosovës”. “Ministri Sveçla ofroi mbështetjen e plotë për Inspektoratin e Policisë së Kosovës dhe Policinë e Kosovës si dy institucione që kanë për qëllim shërbimin në nivelin më të lartë dhe më efikas për qytetarët tanë, garantimin e rendit, sigurisë dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...