Fokus

Si hynë droga nga vendet e Lindjes në Kosovë, flet eksperti i çështjeve të sigurisë

Autori: Doresa Geci 16:59 | 17 May 2021

Mbi 400 kilogramë kokainë është konfiskuar nga Policia e Kosovës të mërkurën.

Kokaina raportohet që ka qenë e vendosur në kontejnerë që transportonin banane dhe mish pule, që kishte ardhur përmes Italisë, Shqipërisë në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

E sipas njohësit të sigurisë, Drizan Shala, Kosova është një linjë e trafikut të drogës në botë.

-Advertisement-

Sipas Shalës, në vendin ton substancat narkotike kryesisht ripaketohen dhe magazinohen.

“Korridori ballkanik dominon drogën që hyn në Evropë nga Lindja. Drogat opioide trafikohen nga vendet prodhuese Afganistani, Pakistani dhe Irani duke kaluar tranzit në Turqi dhe Ballkan për të shkuar në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Rruga ballkanike ka disa linja që ndryshojnë vazhdimisht, por linja kryesore e trafikut kalon nga Bullgaria, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Sllovenia dhe Austria, ndërkohë që një linjë më e vogël kalon nga Maqedonia dhe Kosova dhe përdoret kryesisht për magazinimin dhe ripaketimin”, ka thënë ai.

Vendet ballkanike sipas Shalës janë korridori kryesorë për transportin e drogës

“Pjesa më e madhe e heroinës të sekuestruar në Evropë e ka origjinën nga Afganistani, Irani dhe Pakistani. Ka dy rrugë trafikimi heroine në Evropë, korridori ballkanik dhe korridori jugor. Rreth 40 përqind e heroinës globale dhe morfinës të kapur në Evropë ka kaluar nga korridori ballkanik, një prej korridoreve kryesorë për trafikimin e opiateve në botë”, shtoi ai për Infokus.

Shala thotë që aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës dëshmon që Kosova ka kapacitet profesionale për luftimin e dukurive të tilla kriminale.

Ai madje shprehet se për Kosovën është shumë e rëndësishme që Polica të anëtarësohet në Interpoli në mënyrë që të rritet efikasitetin në punën policore.

Kujtojmë që aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës ka qenë në bashkëpunim me atë italiane dhe shqiptare , ku operacioni ka qenë në ndjekje prej të paktën 14 ditë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera