Si gripi spanjoll vrau 100 milionë njerëz në fund të Luftës së Parë Botërore
Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 23 February 2020
Përfundimi e Luftës së Parë Botërore u prit me entuziazëm tek njerëzit. Por, festimet e pas luftës u ndërprenë shpejt nga një sulm i vrullshëm i një sëmundjeje shkatërrimtare: gripi spanjoll.
Në verë të vitit 1918 pati një valë shumë më vitulante të virusit gripal sesa mund të ishte parashikuar. Shtypi spanjoll nuk ishte i censuruar për shkak se Spanja qëndroi neutrale në lidhje me Luftën e Parë Botërore dhe do të ishte pikërisht media spanjolle që raportoi e para mbi këtë virus që po përhapej me shpejtësi. Duke qenë se për virusin influenza flitej hapur vetëm në Spanjë filloi të dyshohej si “gripi spanjoll”. Megjithatë origjina e hershme e këtij virusi mbetet ende një mister.
Në vitin 1920 ka qenë përllogaritur se nga ky grip kanë vdekur rreth 20 milion njerëz, ndërsa në fund të shekullit XX mendohej se kishin vdekur rreth 25 milionë. Por, puna e bashkuar e historianëve dhe shkencëtarëve në shekullin XXI solli një shifër tjetër të frikshme dhe për këtë ka një konsensus të gjerë të studiuesve: gripi spanjoll vrau rreth 50-100 milionë njerëz. Mendohet se një e treta ose një e katërta e popullsisë botërore ka qenë prekur nga ky virus i cili vrau shumë më shumë njerëz sesa vetë Lufta e Parë Botërore. Gripi spanjoll ka vrarë në fakt, më shumë njerëz në vetëm 25 javët e para se ç’ka vrarë HIV/AIDS në 25 vite.
Për këtë virus ka shumë gjëra që nuk dihen ende dhe sot. Por, është pothuajse e sigurtë se fillimisht ka qenë një grip shpendësh. Gjithashtu dihet se një grip i tillë ose i ngjashëm me të ishte edhe te derrat. Mendohet se njerëzit që punonin nga afër me shpendët ose derrat mund të kenë qenë të infektuarit e parë.
Ajo që e bën më të frikshëm dhe më të çuditshëm është se ky virus prekte moshat e reja nga 20 deri në 40 vjeç, diçka tejet e pazakontë për një epidemi ose pandemi gripale. Është e zakonshme për viruset e shpendëve dhe ato pandemike të replikohen thellë në mushkëritë tona dhe kur qelizat e hetojnë, sistemi imunitar përgjigjet ashpër. Dhe kjo çon në një fluks të madh qelizash të bardha dhe lëngjesh në mushkëri të cilat kufizojnë hapësirën për ajrin që thithin. Ka mundësi që të ketë qenë pikërisht përgjigja e ashpër e sistemit imunitar që sillte vdekjen e pashmangshme të atij që infektohej.
Sidoqoftë, pyetjet e mëdha që shtrojnë shkencëtarët janë: si mundet që një virus të përshtatet nga një specie në një specie tjetër, p.sh nga shpendët te njeriu? Dhe si mundet pastaj që virusi të përshtatet brenda njeriut dhe të ndalojë së qenuri virus shpendësh ose derrash dhe të bëhet virus njeriu e të arrijë të transmetohet nga njeriu tek njeriu? Pikërisht evolucionin e shpejtë të viruseve po mundohet që të kuptojnë dhe parashikojnë shkencëtarët në mënyrë që të arrijnë të bëjnë vaksina parandaluese. /Lapsi.al
Të tjera
-
Osmani: Strategjia e regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja etnike
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën ndaj familjeve Boguje...
-
KQZ: Qendrave të Votimit në veri, funksionale për 21 prill
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhje e sotme ka prezantua një ra...
-
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci dhe Duriqi: Autorët të sillen para drejtësisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi masakrën e familjeve Bogujevci e D...
-
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj – nuk e përjashton mundësinë e grevës
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka shprehur s...
-
PDK propozon datën e zgjedhjeve të parakohshme
Partia Demokratike e Kosovës tanimë ka propozuar 9 qershorin, si datë për zgj...
-
25 vjet nga masakra e Izbicës: Muhamet Alidemaj, i vetmi i dyshuar që po gjykohet
Sot bëhen 25 vjet nga masakra e Izbicës, ku më 28 mars 1999, forcat policore ...
-
Konstituohet grupi i punës në Komisionin e Ligjeve
Ditën e sotme është konstituuar grupi i punës në Komisionin e Ligjeve, ku do ...
-
Kurti: Vlerat themeltare të KiE-së i rrinë natyrshëm qeverisjes sonë
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të ...
-
Itali/ Shembet rruga në Romë, gropa e madhe “përpin” 2 makina të parkuara (Pamje)
Diçka e pazakontë ndodhi në orët e para të 28 marsit në Romë të Italisë ku nj...
-
Tërmet i fortë në Itali, alarm edhe në Slloveni e Kroaci
EMSC njoftoi se të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u g...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në shkurt arritën në mbi 174 milionë euro
Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë...
-
Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën
Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën është duke u rritur dita ditës...