Si funksionon çipi i trurit, zbulimi i Elon Musk?

Autori: Gazeta inFokus
16:48 | 04 December 2022
Në gjashtë vitet e fundit, Elon Musk ka punuar për dizejnimin e një çipi, që do të implantohet në trurin e njeriut, një bashkëpunim ky me kompaninë Neuralink.
Zbulimi më i fundit i manjatit Musk do të përdoret te njerëzit me paraliza ose sëmundje të motorëve neurotikë për të komunikuar.
Por çfarë është ky çip? Si funksionon ai dhe si do të mund që nëpërmjet tij të kurohen të gjitha problemet mjekësore?
Sistemi i Neuralink përbëhet nga një çip kompjuteri i bashkangjitur në fije të vogla fleksibël të qepura në tru nga një robot ‘i ngjashëm me makinën qepëse’.
Roboti heq një pjesë të vogël të kafkës, lidh elektrodat si fije me zona të caktuara të trurit, qep vrimën dhe e vetmja mbetje e dukshme është një mbresë e lënë pas nga prerja.
Musk ka thënë se kjo procedurë do të zgjasë vetëm 30 minuta, nuk do të kërkojë anestezi të përgjithshme dhe pacientët do të mund të kthehen në shtëpi në të njëjtën ditë.
Truri përbëhet nga qeliza të veçanta të quajtura neurone që transmetojnë sinjale te qelizat e tjera në trup, si muskujt dhe nervat tanë.
Elektrodat e çipit Neuralink janë në gjendje të lexojnë këto sinjale, të cilat më pas përkthehen në kontrolle motorike, raporton Daily Mail.
Kjo mund të kontrollojë teknologjitë e jashtme, të tilla si kompjuterët ose telefonat inteligjentë, ose funksionet trupore, si lëvizja e muskujve.
“Është si të zëvendësosh një pjesë të kafkës me një orë inteligjente”.
Elon Musk
Një karikues i vogël induktiv do të jetë gjithashtu në gjendje të lidhet me valë me implantin për të ngarkuar baterinë e tij jashtë trupit. /A2CNN

Të tjera
-
Mesiç: Vuçiq s’ka pse shqetësohet, marrëveshja me Kosovën e Shqipërinë është për mbrojtje
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, thotë se marrëveshja në mes të Kosovë...
-
A mundet opozita ta formojë qeverinë e re?
Takime të ndara e diskutime, por opozita ende pa diçka konkrete për një bashk...
-
Këto pika u miratuan në mbledhjen e qeverisë
Qeveria e ka mbajtur mbledhjen e saj të 253-të të premten në formë elektronik...
-
NATO deklarohet për aleancën ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci
NATO nuk kishte asnjë rol në procesin e konsultimit në lidhje me Deklaratën p...
-
Lidhja e Bizneseve thirrje Qeverisë: Pezullojeni vendimin për rritjen e çmimit të rrymës
Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregul...
-
Familja Thaçi pas përfundimit të të pames: Mirënjohës për mbështetjen që na dhatë
Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, pas përfundimit të të pames për kryef...
-
Tragjedia në Koçan, dëshmia e të miturës: Nuk e morën seriozisht zjạrrin, mendonin se ishte shaka
Një e mitur që ka qenë e pranishme këtë diskotekën në Koçan në natën tragjike...
-
KRU “Prishtina” për mungesën e ujit në kryeqytet: Jemi pothuajse gati në izolimin e defektit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë pothuajse ga...
-
Trump tërheq lejet e sigurisë për Kamala Harris dhe Hillary Clinton
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump hoqi të premten lejet e sigurisë për i...
-
Pas nderimeve tek varri i babait dhe pasi takoi familjen, Hashim Thaçi largohet nga EULEX-i mes thirrjesh “UÇK, UÇK”
Ish-presidenti Hashim Thaçi është larguar nga EULEX në Fushë Kosovë ku e ...
-
Qeveria mbajti mbledhje elektoronike, emëroi bordet e KEK-ut dhe Postës së Kosovës
Qeveria në detyrë e Kosovës mbajti dje mbledhje elektronike në të cilën m...
-
Bajrami: Rritja e çmimit të rrymës me pasoja të rënda për qytetarët, do të shtrenjtohen edhe buka, vaji e sheqeri
Ish-ministrja e Financave dhe nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ...