Lajme

Si filloi dhe cili ishte roli i parë i Sabri Fejzullahut si aktor?

Autori: Hateme Smajli 23:50 | 26 January 2020

Artisti i mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu tregon për frymëzimin e tij më të madh për të filluar edhe aktrimin si dhe për rolin e tij të parë në këtë fushë.

Ai në një intervistë eskluzive në emisionin N’Konak që shfaqet në T7 tregon se frymëzimi i tij më i madh ka qenë aktori i madh Bekim Fehmiu.

E frymëzim për të filluar aktrimin sipas Fejzullahut, Bekim Fehmiu nuk ishte vetëm për të por edhe për shumë të rinjë të tjerë.

-Advertisement-

“Unë për me regjistrua aktrimin kush ka qenë idolli im që më ka shty ëndrrat e mia për me i realizuar është Bekim Fehmiu. Ai kur është paraqitur me Odiseun brenda një viti sa fëmije shqiptar mashkull që ka lind në Kosovë 70& ja kanë vënë emrin e Bekim Fehmiut. Ka qenë mburrje krenari e imja e gjithë shqiptareve të rinjë që kemi pas intenca që kemi pas dëshirë të flaktë me u bë dikush, aktor, ka qenë Bekim Fehmiu”, tregon ai N’Konak që është prodhim i gazetës inFokus.

Ndërsa roli i tij i parë si aktor ishte në një dramë të shkruar nga Muharrem Qena ‘Njerëzit me shpresa të thyera’, dhe Fejzullahu ishte në rolin e ‘Semit.

“Roli im i parë ka qenë ‘Njerëzit me shpresa të thyera’ në teatër, me regji të aktorit, kompozitorit, instrumentistit, kitaristit, këngëtarit më të madh Muharrem Qena. Më angazhoi rolin e Semit. ‘Njerëzit me shpresa të thyera’ një dramë e shkruar nga intelektuali edh shkrimtari i mad shqiptar një njeri i dashur Shaip Grabovci”, rrëfen ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera