Lajme

Si erdhi deri të vrasja e dyfishtë në veri të Mitrovicës, Prokuroria jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 27 May 2022

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një vrasje e dyfishtë në Mitrovicën e Veriut, ku një person dyshohet se ka vrarë babin dhe vëllain e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka dhënë detaje lidhur me rastin.

Sipas komunikatës Prokurorisë, djali ka vrarë babanë dhe vëllain e tij binjak. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05 e 30 të mëngjesit.
Motivet ende nuk dihen.

-Advertisement-

“Rreth orës 5 – 5.30 të mëngjesit në banesën në rrugën “Krajl Petri“ në Mitrovicë – Veri, i dyshuari M.B., për motive tani për tani të panjohura ka privuar nga jeta babain e tij M.B., dhe vëllaun binjak U.B., me këtë i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 e 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në bazë të hetimeve të para dyshohet se viktimat janë goditur në trup me thikë”, thuhet në komunikatë.

Gjithashut, në këtë komunikatë është bërë e ditur se i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për 48 orë.

Kurse trupat e viktimave janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

I dyshuari është arrestuar nga policia, dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj të njëjtit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë./Gazeta Infokus/

Komunikata e plotë:

Mitrovicë, 27 maj 2022 – Rreth orës 5 – 5.30 të mëngjesit në banesën në rrugën “Krajl Petri“ në Mitrovicë – Veri, i dyshuari M.B., për motive tani për tani të panjohura ka privuar nga jeta babain e tij M.B., dhe vëllaun binjak U.B., me këtë i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 e 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në bazë të hetimeve të para dyshohet se viktimat janë goditur në trup me thikë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

I dyshuari është arrestuar nga policia, dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj të njëjtit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera