Lajme

Si e vrau shokun e tij personi nga Ferizaji i cili u dënua me burgim të përjetshëm

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 26 October 2020

Këtë të hënë, Trimor Lalinovci, është dënuar më burgim të përjetshëm nga Gjykata në Ferizaj.

Kjo për shkak se ai ishte i akuzuar për vrasjen e shokut të tij, Shkodran Bytyqi, në dhjetor të vitit 2019.

Gjykata ka gjetur se i akuzuari, me dashje, në mënyrë dinake dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kishte privuar nga jeta Shkodran Byqtyqin.

-Advertisement-

Por si erdhi deri t vrasja e Shkodran Bytyqit?

Në dhjetor të vitit 2019, Shkodran Bytyqi ishte paraqitur i zhdukur në Policin e Kosovës.

Pas katër ditëve të hetimeve Policia e Kosovës kishte gjetur atë të djegur ndërmjet dy fshatrave, Gadimes së Lipjanit dhe Kishnapoles së Gjilanit.

Ku për këtë rast Policia kishte arrestuar, Trimor Lalinovcin, shkruan Gazeta Infokus.

Ai u akuza se në mënyrë barbare kishte vrarë, Bytyqin, ku pas vrasjes e kishte djegurë atë.

Lexo edhe: Burgim i Përjetshëm për personin nga Ferizaj që vrau shokun e tij

E arsyeja e kësaj ngjarje tragjike, ishte një borxh.

Kështu kishte deklaruar edhe babi i Shkodran Bytyqit për Policin e Kosovës, në kohën kur i biri i tij ishte i zhdukur.

Lalinovci kishte kishte blërë një parcelë në shumë prej 157 mijë eurosh nga Byqyti, për të cilën ishin dakorduar që të paguanin me ratë prej 14 mijë eurosh.

Por Trimor Lalinovci nuk kishte arritur të siguronte paratë që kishte borxh, dhe kishte vendosur që të vriste shokun e tij, Shkodran Bytyqin.

Sipas Prokurorisë ai e kishte telefonuar Bytyqin, duke caktuar caktuar takimin se kinse ia kishte siguruar të hollat, pastaj me tu takuar me të ndjerin nisen në drejtim të fshatit Prelez, me ç ‘rast pas një bisede i pandehuri e ndal veturën dhe gjersa i ndjeri del nga vetura duke përdorur telefonin e tij, i njëjti e shfrytëzon momentin kur i ndjeri ishte me kokë të kthyer mbrapa, e qëllon njëherë në pjesën e pasme të kokës me revolen e tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Pas aktit të kryer e thërret të pandehurin – vëllain e tij, në mënyrë që ta ndihmoj dhe së bashku shkojnë tek vendi i ngjarjes, marrin trupin e të ndjerit dhe e fusin në bagazh të veturës duke e dërguar në fshatin Kishnapole Komuna Gjilan, e hudhin në një përrockë me qëllim që t’i fshehin provat e veprës penale

Më Lalinovci shkon në pompë derivatesh, furnizohet me benzinë dhe kthehet në vendin ku e kishte hedhur trupin e të nderit, e spërkat me benzinë dhe ia vë zjarrin.

E për ti fshehur gjurmët, Lalinovci e merr telefonin të ndjerit, dhe i dërgon mesazh prindërve të Bytyqit duke ju shkruar se i ka marrë të hollat dhe është nisur për në Gjilan për ta takuar një person/ Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera