Lajme

Si e vrau djalin e mixhës për tre kilogramë fasule, flet familjari i viktimës në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 18 October 2021

Një person është aksidentuar e më pas është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Batllavë të Podujevës.

Viktima derisa po e ngiste biçikletën e tij, është goditur nga prapa me një automjet ndërsa i dyshuari më pas ka shtënë me armë duke e lëndë të vdekur.

E gjithë ky rast tragjik nis për tri kilogram fasule, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Kështu ka de kaluara familjari i viktimës dhe të dyshuarit për vrasje në një prononcim për Klan Kosovën.

Viktima dhe dorasi sipas tij ishin djem të mixhës ndërmjet veti.

“Dje e kanë pas një konflikt, për tri kilogram pasul e kanë pasë konfliktin, lopa është hi ia ka honger pasulin. Mirë nuk e kanë qu mes veti por për detaje nuk di”, ka thënë familjari i tyre.

Policia tashmë e ka arrestuar të dyshuarin për vrasje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera