Si e vlerësoi Auditori punën e Kuvendit?
Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 03 July 2017
Auditori Gjeneral i Republikës së Kosovës ka vlerësuar Kuvendin e Kosovës me notat më ta larta pozitive në raportin e fundit, ku nuk është gjetur asnjë parregullsi në menaxhimin e prokurimit dhe në menaxhimin e kontratave, ka njoftuar Kuvendi.
Raporti i Auditorit për vitin 2016 e ka ngritur Kuvendin si një ndër institucionet më transparente dhe më të përgjegjshme në shpenzimin e buxhetit, ndërsa i gjithë ky rezultat është arritur falë bashkëpunimit të ngushtë mes kryetarit të Kuvendit dhe sekretarit e administratës së Kuvendit, thuhet në njoftim.
“Sipas raportit të Auditorit i cili ka bërë edhe krahasime ndër vite për mënyrën e menaxhimit të Kuvendit, vërehet se në dy vitet e fundit që Kuvendi udhëhiqet nga kryeparlamentari Kadri Veseli, është shënuar progres në rritjen e transparencës dhe menaxhimit efikas të buxhetit të Kuvendit”, thotë njoftimi.
“Shpenzimi i planifikuar i buxhetit është realizuar në masën 99 përqind. Buxheti për paga dhe mëditje 99 përqind. Buxheti për mallra dhe shërbime 100 përqind. Për shërbime komunale 100 përqind. Për subvencione 100 përqind. Për investime kapitale 99 përqind”, citohet në njoftim raporti i Auditorit gjeneral për Kuvendin.
“Sa i takon buxhetit të Kuvendit për subvencione, ai është realizuar sipas rregullores përkatëse për subvencione dhe në pajtim të nenit 15 pika 13 të rregullores së Kuvendit. Po ashtu, ky raport thekson se Kuvendi ka zbatuar me prioritet rekomandimet nga viti paraprak”, thotë kumtesa.
Tutje, bëhet e ditur se Auditori Gjeneral ka vlerësuar edhe transparencën e Kuvendit, i cili prezanton në uebfaqe të gjitha shpenzimet për çdo tre muaj – ku përfshihet edhe prezantimi i çdo kilometri të veturave zyrtare.
“Një pikë tjetër që bie në sy në raportin e Auditorit është se Kuvendi i ka kryer me rregull të gjitha pagesat e çdo obligimi ndaj operatoreve ekonomik kontraktues”, përfundon kumtesa.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...